Porti i Durrësit, 37 deputetë të opozitës çojnë në Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit me EBA! Bylykbashi: Mega aferë korruptive

11 Nëntor 2022, 12:08| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 16:19

  • Share

TIRANË- 37 deputetë, kryesisht të 'Rithemelimit' të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por vihet re edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Zyra e Shtypit e Rithemelimit ka shpërndarë dokumentin që është dorëzuar në Gjykatë Kushtuese sot, jo të plotë ku nuk paraqiten argumentet ligjore

Deputeti i Rithemelimit Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, tha se projekti për Portin e Durrësit është një mega aferë korruptive dhe e quajti simbol të mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës. 

"Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që Gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.

Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë pikërisht kështu sepse një grabitje e tillë e  pasurisë publike, për interesa private, marrja e pronës qytetarëve jo thjesht të Durrësir ,por e gjithë republikës së Shqipërisë, porti strategjik i Durrësit dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjikë, porn ë fakt me kompani offshore që pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve", tha Bylykbashi. 

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?