Rithemelimi ka paralajmëruar që do të ndjekë të njëjtin skenar kaosi për të bllokuar punimet edhe në seancën plenare të ditës së hënë (20 nëntor) kur është lajmëruar të shqyrtohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm.
Sot përmes një reagimi Gazment Bardhi pretendon se në seancën e të hënës sipas tij kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ka urdhëruar Gardën që të rrethojë sallën. Ndërsa ka publikuar një foto (që nuk dihet se kur është shkrepur) Bardhi shprehet se garda është duke bërë “prova gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës”. Kreu i grupit të Rithemelimit thotë se ky është një akt i paprecedentë në 32 vite demokraci.
“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës!
Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës”, thuhet në reagimin e Bardhit.
Pretendimet e Bardhit janë hedhur poshtë nga burime për Report Tv nga Kuvendi të cilat thonë se Nikolla nuk ka dhënë asnjë urdhër që të merren masa të posaçme për seancën e të hënës.
Prej javësh deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit të punimeve të Kuvendit. Pas kësaj revolte të dhunshme, deputetët që mbështesin Sali Berishën këmbëngulin se fshihen kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, ndryshe nga çfarë akuzohen se po e bëjnë kaosin për të ndihmuar Berishën në betejën e tij me drejtësinë. Skenat e papërsërishtme që kanë shënjuar "aksionin e ri" janë ato të kapërcimit nga dritaret e Kuvendit duke bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve por edhe përplasjet fizike që nuk dihet se kur do ndalen.
Pasi burime nga Kuvendi hodhën poshtë pretendimin se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës për të bllokuar kaosin që ka paralajmëruar Rithemelimi, k ardhur një reagim nga Gazment Bardhi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjete sociale thotë se lajmi i shpërndarë nga Kuvendi është i rremë duke i qëndruar sërish versionit të tij.
"Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhëra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!", shkruan Bardhi.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ka dhënë urdhër që salla e seancës plenare të rrethohet me forcat e gardës ditën e hënë penguar skenarin e Rithemelimit për ta bllokuar atë. Kështu bëjnë me dije burime nga Kuvendi për Report Tv, duke përgënjeshtruar deklaratën e bërë më herët nga Gazment Bardhi.
Po ska oune tjeter parlamenti dhe garda do rrine ti japin llogari keqberesit Bardhit qe e vetmja pune qe ben ne kuvend eshte rremuja bashk me kriminel Berishen te 21 Janarit dhe hajdutin e kompleksit Partizani Saliun!
Përgjigju