Roland Bejko: Më 14 maj t’i largojmë 'pushtuesit', i kanë marrë frymën Tiranës! Trekëndëshi i Bermudës ndan paratë e pronat e qytetarëve me oligarkët

12 Maj 2023, 16:32| Përditesimi: 12 Maj 2023, 23:03

  • Share

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit u ndal në zonën e Freskut, në degën me numër 14. Bejko u prit nga qytetarët e demokratët ndërsa për ta kishte një mesazh të qartë. Kandidati demokrat u bëri thirrje qytetarëve që ditën e dielë të shkojnë në kutitë e votimit dhe të votojnë për të larguar 'pushtuesit', që sipas tij i kanë zënë frymën jo vetëm Tiranës, por gjithë Shqipërisë.

Bejko tha se pushtuesi nuk është vetëm Erion Veliaj, por trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët thotë se ditën zihen e natën bëhen bashkë për të ndarë llokmat se ku do të ndërtojnë pallatet e resortet e tyre. Pjesë të pushtuesve, Bejko bëri edhe dy kandidatët Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn.

“Kur takoj qytetarë të moshave të ndryshme më thonë që e kemi dëgjuar programin tuaj, jemi dakord me pikat e programit tuaj dhe besojmë që ju të fitoni dhe ta bëni realitet këtë program, por që ne të fitojmë më datë 14 duhet edhe më shumë puna e të gjithë juve që jeni këtu, puna e atyre demokratëve që sot s’janë këtu në këtë takim dhe puna e të gjithë qytetarëve që duan ndryshimin dhe duan ta largojnë pushtuesin që i ka marrë frymën Tiranës. Pushtuesi nuk është vetëm një individ që quhet Erion Veliaj, por pushtues është modeli politik, admininstrativ, qeverisës që i ka zënë frymën Tiranës, i ka zënë frymën gjithë Shqipërisë. Ky pushtues përbëhet nga trekëndëshi i Bermudës, nga Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe dy çirakët e tij që janë në lojë sepse ata kanë në dorë të gjitha pushtetet, pushtetin politik në mazhorancë apo opozitë, kanë pushtetin ekonomik se e kanë me klanin e tyre dhe oligarkët bashkë, aty ndajnë paratë, prona, llokmat e ngastrave që iu jep Veliaj në Tiranë me urdhër të Edi Ramës. Janë të gjithë bashkë, kanë 32 vite që bëjnë rotacion me njëri tjetrin për të ndërruar postet. Bëjnë sikur zihen ditën për demokraci e parime dhe natën përqafohen dhe ndajnë hartën territoriale të vendit se ku do ndërtojnë bllokun e pallatave, ku do të ndërtojnë vilat e tyre, ku do të ndërtojnë resortet”, tha Bejko.

Bejko tha se Berisha i ka akuzuar se janë të blerë nga Edi Rama, por në fakt është Berisha ai që nuk e pranoi ofertën e Partisë Demokratike për të dalë me një kandidat në këto zgjedhje.

Teksa e cilësoi Berishën si një njeri pa moral, kandidati demokrat tha se Berisha e refuzoi ofertën për t’u bashkuar sepse në këto zgjedhje nuk ka dalë për qytetarët dhe kandidatët që ka nxjerrë në garë, por për hallin e tij, të Ilir Metës e të Edi Ramës, duke thënë se të tre janë bashkë.

Ora 16:53
Roland Bejko: Ulim taksat me 50%, ndërtojmë 5 tregje e 3 zona të lira ekonomike! Votoni ofertën time për Tiranën, mos e çoni votën dëm për Ilir Metën

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në takimin me qytetarët në zonën e Freskut u ndal në disa prej pikave të programit të tij për kryeqytetin. Bejko premton uljen e taksave me 50%, që sipas tij kjo është një mënyrë që do të rrisë buxhetin e Bashkisë së Tiranës, pasi do të paguajnë taksa edhe ata që nuk janë taksapagues. Me këto para që do të shtohen në buxhetin e bashkisë, Bejko tha se do të ndërtojnë, çerdhe, kopshte, shkolla, qendra shëndetësore vetëm 15 minuta larg banesës së qytetarëve.

“Unë në programin tim kam premtuar ulje të taksave 50%, 30% të lë qeveria të ulësh taksat por karta e autonomisë vendore që vjen nga Europa e detyron qeverinë që t’ia lë në dorë bashkisë të përcaktojë politikat fiskale dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë aset, këtë armë të fortë, për ta detyruar qeverinë të pranojë politikat tona fiskale në bashki se duam t’a rrisim buxhetin e bashkisë, të paguajnë edhe ata që nuk paguajnë taksa duke i ulur ato. Kështu do të rritet buxheti me 60-70 milionë euro më shumë dhe për pasojë do kemi më shumë para, për të bërë kopshte, çerdhe, shkolla në të gjitha lagjet që nuk ka. Atje ku ka, për të bërë çerdhe, kopshte, shkolla për të liruar klasat që kanë dyfishin e numrit të fëmijëve tanë aty brenda, ku janë bërë si sardele”, tha Bejko.

Kandidati demokrat angazhohet për uljen e taksës së ndërtimit nga 12% në 5% pasi çmimet e banesave kanë shkuar në stratosferë. Bejko thotë se taksën 3% që u merret ndërtuesve, do ta marrin një pjesë në para dhe një pjesë me banesa, në mënyrë që të mbështesin çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët me banesa sociale.

“Ne do të ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5% me qëllim që të ndihmojmë në uljen e çmimit të banesave. Sot me paret që ka pastruar krimi i organizuar në Shqipëri 1.6 mld euro, çmimi i banesave ka vajtur në stratosferë. Askush nga këto djemtë dhe vajzat e reja, nëse do të lidhin kurorë nuk kanë ku të strehohen, se çmimet janë aq të larta sa që ju duhen 4-5 jetë ta blejnë një shtëpi të tillë. Ne do ta marrim taksën 3% nga ndërtimet, në para dhe në objekt me qëllim që çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët e Tiranës të kenë mundësi ku të strehohen”, tha Bejko.

Prioritet do të jenë edhe zonar ruale, ku Bejko angazhohet për ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale, në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë aksesin në 5 tregjet që do të ndërtohen në hyrje të Tiranës. Po ashtu do të krijohen edhe tri zona të lira ekonomike, në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq.

“Kemi premtuar ndërtimin e 250 km rrugë dhe angazhohemi që do ta bëjmë atë si emergjencë që fshatrave të Tiranës t’i japim akses të zbresin në Tiranë shpejt. Do të bëjmë vaditjen dhe kanalizimet në fshatrat e Tiranës që të rritet prodhimi vendas me këtë tokë të begatë që ka kurora e Tiranës. Ndërtimin e 5 tregjeve, në 5 pikat hyrëse të qytetit me qëllim që prodhimi vendas të shitet në kilometrin 0 dhe qytetarët të ushqehen shëndetshëm dhe banorët e fshatrave të kenë mundësi të rrisin ekonominë e tyre famijare. Ne kemi premtuar zero taksa për turizmin, për këdo nga ju që do hapë një bujtinë, që do zhvillojë agroturizimin, zero taksa. Kemi premtuar tre zona të lira ekonomike në zonat rurale të Tiranës, me qëllim që ti japim mundësi ekonomisë të zhvillohet dhe biznesi të rritet që të rritet fuqia blerëse”, u shpreh Bejko.

Në fund Bejko u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve që të dielën të votojnë numrin 9 dhe 6 në mënyrë që të mos e çojnë votën dëm për Ilir Metën.

“Mos e çoni votën dëm duke votuar Ilir Metën. Votoni vetëm Partinë Demokratike numrin 9, votoni numrin 6 kandidatin e saj, kandidatin tuaj, kandidatin e demokratëve që përfaqësohen sot nga unë  e nesër nga dikush tjetër, por nga djem të ndershëm të këtij populli”, përfundoi Bejko.

Ora 16:34
Roland Bejko u përgjigjet akuzave të Berishës: Na akuzon se jemi blerë, ne i bëmë ofertën, s’e pranoi! Je një morr që i ke pirë gjakun shqiptarëve

1683901822_bejko.jpg

Në ditën e fundit të fushatës së 14 majit, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën u ndal në zonën e Freskut, e nga aty iu përgjigj edhe njëherë akuzave të Sali Berishës. Bejko tha se Berisha i ka akuzuar se janë të blerë nga Edi Rama, por në fakt është Berisha ai që nuk e pranoi ofertën e Partisë Demokratike për të dalë me një kandidat në këto zgjedhje.

Teksa e cilësoi Berishën si një njeri pa moral, kandidati demokrat tha se Berisha e refuzoi ofertën për t’u bashkuar sepse në këto zgjedhje nuk ka dalë për qytetarët dhe kandidatët që ka nxjerrë në garë, por për hallin e tij, të Ilir Metës e të Edi Ramës, duke thënë se të tre janë bashkë.

“Patrioti nuk e vjedh vendin e vet, patrioti nuk e vjedh popullin e vet, patrioti nuk e bën popullin të arratiset nga shtëpitë e veta. Patrioti mendon që të jemi të gjithë së bashku dhe të ndërtojmë këtë vend pa korrupsion, pa krim por me meritokraci, me drejtësi, me barazi sociale, me barazi shansesh të barabarta, me një ekonomi të çliruar nga krimi, me një ekonomi ku të zbatohen rregullat e tregut kërkesë-ofertë dhe mbi të gjitha të punojë me dinjitet dhe t’i japë dinjitet edhe qytetarëve edhe bashkëpunëtorëve të tij. Por, kjo bëhet kur vetë ke dinjitet dhe jo kur je morr, kur je morr që pi gjakun e këtij populli. Përdore besimin e atyre njerëzve që kanë bërë sakrifica të mëdha për ty dhe del dhe akuzon të tjerët, si grua e keqe, nuk lë gjë pa thënë, pa sharë për të tjerët po nuk të erdhën nga mbrapa. Janë yje të ndritur po të erdhën dhe të shërben ty po të njëjtët njerëz. E kush i bën këto, këto i bëjnë njerëz pa moral. Ne jemi të akuzuar se bashkëpunojmë me Ramën dhe me Veliajn dhe ndihmojmë që të fitojnë ata. Jo, ja bëmë ofertën i thamë bjeri kandidatët e foltores tënde, futi me siglën e PD dhe hajde të bëhem gjithë bashkë për të ndihmuar në zgjedhjet lokale dhe zgjidhim krizën politike. E zgjidhim pas zgjedhjeve lokale, nuk pranoi sespse ai nuk ka dalë të ndihmojë kandidatët që ka nxjerrë në terren, madje nuk u di as emrat. Pse e bënë këtë gjë. Vetëm vetja e tij, halli që ka Edi Rama, halli që ka Ilir Meta. Rënia e njëri bën rënien e të treve. Prandaj qytetarët e Tiranës kanë shansin ta godasin në zemër këtë sistem të korruptuar, këtë sistem që ia ka zënë frymën Tiranës”, tha Bejko.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?