Roland Bejko takim me qytetarët e Tufinës: Do iu ndërtojmë këtu një treg ushqimor, do ta keni më të lehtë për të shitur prodhimet bujqësore

9 Maj 2023, 11:42| Përditesimi: 9 Maj 2023, 13:35

  • Share

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Tufinës. Teksa dëgjoi shqetësimet e tyre, Bejko u prezantoi pikat e programit dhe u premtoi se  zonat rurale do të jenë në vëmendjen e tij nëse vjen në krye të Bashkisë.

Bejko u tha banorëve të Tufinës, se aty do iu ndërtojë një treg ushqimor, një nga 5 tregjet që do të ngrihen në hyrje të Tiranës. Në këto tregje Bejko tha se do i jepet prioritet prodhimit vendas, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë për të aksesuar në këto tregje.

“Çmimet e banesave kanë vajtur në stratosferë. Nuk e blen dot një banesë tani një çift i ri. Prandaj ne në programin tonë kemi premtuar ulje të taksës së ndërtimit, nga 15% që është sot me 7%. Kemi premtuar për të gjithë ata që merren me biznesin e ndërtimit, do hapim garën për të gjithë në tenderët publike, jo vetëm për oligarkët që ka Rama-Saliu, Saliu-Rama, Meta-Saliu, Meta-Rama. Jo vetëm për këta oligarkë, por për të gjithë. Do ta heqim taksën shkollore dhe sportive, do t’i ulim taksat 50%.

Lidhur me fshatrat, jo vetën që do të bëjmë 250 km rrugë që i mungojnë fshatrave, jo vetëm që do punojmë për vaditjen dhe për të nxitur prodhimin e fshatrave tua, por do të ndërtojmë edhe tregjet që do të jenë në hyrje të Tiranës. Siç është rasti i rrugës tuaj këtu, kur vjen me rrugën e Arbrit. Do ndërtohet tregu diku në lagjen këtu afër me qëllim që qytetarët e Tiranës të vijnë të blejnë tek tregu prodhim të freskët fshati. Dhe ju të mbaroni punë, të dorëzoni mallin, ta lini në frigorifer nëse nuk shitet brenda ditës. Do bëjmë subvencionim në bujqësi dhe blegtori, siç e ka për detyrë të bëjë ministria do ta bëjë edhe bashkia.

Nënat kryefamiljare do të ndihmon nga bashkia në të gjitha mënyrat, qoftë për strehimin, ku ne, 3% që e ka me detyrim t’ua marrë bashkia kompanive të ndërtimit nuk ua merr në banesë, ua merr në lekë dhe s’ka banesa sociale. Në do ta marrim edhe në lek një pjesë, ndërsa pjesën më të madhe do ta marrim në objekt, hyrje për ata që janë pa strehë. Nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me këto çmime që ka Tirana, se do t’i duhen 4-5 jetë punë”, tha Bejko.

Gjatë takimit elektoral me banorët e Tufinës, kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko tha se nënat kryefamiljare do të jenë prioritet duke u duke u siguruar një banesë përmes taksës 3% që bashkia u merr kompanive të ndërtimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?