Dybala feston golin me Romën

GOLAT/ Roma autokritikë, Dybala i rikthen te suksesi! Tri pikë për Fiorentinën, Lazio ‘shuplakë’ Comos

1 Nëntor, 08:55| Përditesimi: 1 Nëntor, 09:02

  • Share

Serie A ka mbyllur raundin e dhjetë me tre ndeshjet e fundit të zhvilluara të enjten. Tri pikë për Fiorentinën, Romën dhe Lazion.

Në ‘Olimpico’, Roma fitoi 1-0 kundër Torinos. Një gol i Dybalas në minutën e 19-të vendosi sfidën, duke qetësuar klimën në ekip. Pas humbjes 5-1 pak ditë më parë në Firenze, Roma duket se ka bërë autokritikë. Me 13 pikë Roma ngjitet në vendin e dhjetë, ndrësa Torino me 14 pikë mban pozitën e nëntë.

Në ‘Giuseppe Sinigaglia’, Como u mposht 1-5 nga Lazio. Kryeqytetasit shënuan dy herë që në pjesën e parë me Castellanos dhe Pedro. Më pas Patric, sërish Castellanos dhe Tchaouna gjetën golat e tjerë. Për Comon përkohësisht shkurtoi shifrat Mazzitelli. Lazio me 19 pikë kalon Juventusin dhe merr vendin e pestë. Como me nëntë pikë ndodhet në pozitën e 15-të.

Në Genoa, vendasit u mposhtën 0-1 nga Fiorentina. Goli i Gosens i ngjit Violat në kuotën e 19 pikëve për vendin e katërt.

Renditja:

Ora 09:00
VIDEO/ Lazio ‘tërbon’ Fabregasin, mposht Comon me pesë gola

Në ‘Giuseppe Sinigaglia’, Como u mposht 1-5 nga Lazio. Kryeqytetasit shënuan dy herë që në pjesën e parë me Castellanos dhe Pedro. Më pas Patric, sërish Castellanos dhe Tchaouna gjetën golat e tjerë. Për Comon përkohësisht shkurtoi shifrat Mazzitelli. Lazio me 19 pikë kalon Juventusin dhe merr vendin e pestë. Como me nëntë pikë ndodhet në pozitën e 15-të.

Ora 08:59
VIDEO/ Dybala rikthen Romën te fitorja, në ‘Olimpico’ mjafton një gol

Në ‘Olimpico’, Roma fitoi 1-0 kundër Torinos. Një gol i Dybalas në minutën e 19-të vendosi sfidën, duke qetësuar klimën në ekip. Pas humbjes 5-1 pak ditë më parë në Firenze, Roma duket se ka bërë autokritikë. Me 13 pikë Roma ngjitet në vendin e dhjetë, ndrësa Torino me 14 pikë mban pozitën e nëntë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?