Lojtari i Romës, Nicola Zaniolo

Roma kërkon të blindojë Nicola Zaniolon, por talenti italian pëlqen Juventusin 

14 Shkurt 2019, 18:30| Përditesimi: 14 Shkurt 2019, 18:33

  • Share

Nicola Zaniolo është njeriu i momentit te Roma dhe për këtë arsye klubi verdhekuq po mendon rinovimin me futbollistin i cili mer 300 mijë euro në sezon.Te Roma po mendojnë të blindojnë talentin Nicola Zaniolo, i cili në sezonin e parë po bën një kampionat të madh si dhe po shkëlqen në “Champions”. Por nëse deri më tani çdo gjë po shkonte siç duhet, mediat italiane kanë zbuluar disa fakte që nuk do u pëlqejnë aspak tifozëve të Romës. 

Para disa vitesh, ekzaktësisht nga 2013-2015, Zaniolo shpesh ka postuar në rrjetet sociale mesazhe në mbështetje të Juvestusit. Madje gjatë kohës kur ishte te moshat e Interit ai ka festuar edhe si Cristiano Ronaldo. Mesazhe të qarta për drejtuesit e Juventusit të cilët nga një listë e zbuluar sporadikisht nga mediat duket qartë se kishin në planet e tyre talentin 19-vjeçar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?