Sport

Roma mund Ajax në Europa League, ngec Arsenal! Manchester dhe  Villarreal 'prekin' gjysmëfinalet

9 Prill 2021, 08:49| Përditesimi: 9 Prill 2021, 12:13

  • Share

Roma surprizon Ajax-in në Amsterdam në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Verdhekuqtë fituan 2-1 me përmbysje dhe hedhin një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve. Ishte Ajax që e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Klaassen dhe në fillimin e pjesës së dytë mund të dyfishonte por Pau Lopez portieri i Romës priti penalltinë e Tadiç. Më pas erdhi edhe përmbysja e madhe e ekipit italian falë golave të Lorenzo Pellegrini dhe në fund mbrojtësit Ibanez.

Manchester United hipotekon kalimin për në gjysmëfinalet e Europa League pasi fitoi 2-0 në transfertë ndaj Granadas. Golat për anglezët u shënuan nga një për çdo pjesë me autorë Rashford dhe Bruno Fernandez.

Arsenali u surprizua nga çekët e Sllavias së Pragës që marrin një barazim 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale. Çdo gjë ndodhi në fund ku Pepe kaloi Arsenalin në avantazh por miqtë barazuan në minutën e 94-të me Holes.

Fitore me aromë kualifikimi marrin spanjollët e Villarreal në Zagreb ndaj Dinamos vendase. Villarreal fitoi 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale me golin e Gerard Moreno./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?