Roma ngjitet në zonën Champions/ Sonte luhet Parma-Inter, Spalletti s’mund të gabojë

9 Shkurt 2019, 10:11| Përditesimi: 9 Shkurt 2019, 10:12

  • Share

Roma mposht Chievon në transfertë pastër 3-0 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në zonën Champions. Në ndeshjen e javës së 23-të të Serisë A verdhekuqtë nuk patën as problemin më të vogël ndaj vendasve në stadiumin Bentegodi. El Shaaraëy kaloi skuadrën e Di Francesco në avantazh që në minutën e 9-të me një gol të bukur  ndërsa më pas vendimtar u treguar sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.

Në minutën e 18-të Dzeko mposhti Sorrentinon me një të majtë për të dërguar shifrat në 0-2 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë boshnjaku  dërgoi tek goli serbin Kolarov që mbylli llogaritë Chievo 0 e Roma 3.

Chievo mbetet e fundit në Serinë A dhe këtë sezon duket e destinuar për të zbritur një kategori më poshtë . Ndërkaq për Interin sot ndaj Parmës është mbrëmja e së vërtetës. Luciano Spalleti nuk duhet të gabojë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?