Dhjetëra të rinj kanë pritur ardhjen e ekipit portugez në stadiumin “Qemal Stafa” për të kryer stërvitje në prag të ndeshjes për eliminatorët e Euro 2016. Arsyeja ishte prania e Kristiano Ronaldos.
Ylli portugez që luan për Real Madrid ndryshe në rastet kur përfaqëson ekipin spanjoll nuk bëri asnjë përshëndetje për tifozët shqiptarët, ndoshta duke i konsideruar kundërshtarë.
Ronaldo pasi ka qëndruar për 30 minuta i ulur në stol ka dalë në fushën e blertë për të bërë stërvitje.
Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me Portugalinë nesër në orës 20:45, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ekipet janë në garë për të siguruar pjesëmarrjen në “Francë 2016”, ku aktualisht Portugalia kryeson Gripin I me 12 pikë, 1 pikë më shumë se Shqipëria. Ndeshja e parë e luajtur në Portugali u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 1-0.
(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Ndeshja Shqipëri-Portugali, Ronaldo me ekipin stërvitje tek "Qemal Stafa"
Dhjetëra të rinj kanë pritur ardhjen e ekipit portugez në stadiumin “Qemal Stafa” për të kryer stërvitje në prag të ndeshjes për eliminatorët e Euro 2016. Arsyeja ishte prania e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez që luan për Real Madrid ndryshe në rastet kur përfaqëson ekipin spanjoll nuk bëri asnjë përshëndetje për tifozët shqiptarët, ndoshta duke i konsideruar kundërshtarë.