Bota

Rosaku i vogël me ‘ambicie të mëdha’ ‘vjedh’ vëmendjen e maratonës në Nju Jork, i bashkohet vrapuesve në garë (VIDEO)

11 Nëntor 2021, 14:43| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 16:13

  • Share

SHBA- Një rosë e vogël, ka tërhequr gjithë vëmendjen e një maratone në Nju Jork me ambiciet e saja, pasi vendosi t’i bashkohej vrapuesve.

E fokusuar “në qëllimin e saj”, rosa është kapur nga kamerat e shkuesve teksa mundohet dhe vrapon mes konkurrentëve të tjerë. Nëse e shikoni me vëmendje videon e publikuar e cila është bërë edhe virale, do shihni se rosaku i vogël ka veshur edhe “këpucë”.

Mbi 1.9 milionë klikime ka marrë në internet, ndërsa asnjë nuk e di nëse rosaku vazhdoi garën deri në fund. Ju si mendoni?

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?