Dy oficerë burgu janë marrë peng nga anëtarët e organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik në një qendër paraburgimi në rajonin Rostov të Rusisë jugore. Lajmin e kanë bërë të ditur shërbimet e burgjeve.
“Të pandehurit e mbajtur në njërën nga qelitë e qendrës së paraburgimit të Rajonit të Rostovit morën peng dy punonjës të burgut”, thanë ata në një deklaratë për shtyp.
Sipas një burimi ligjzbatues të cituar nga Tass , në mesin e rrëmbyesve ka anëtarë të ISIS të cilët duhet të paraqiten në gjykatë me akuzën e "terrorizmit".
“Kreu i Drejtorisë kryesore të Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Rusisë ndodhet në vendngjarje bashkë me përfaqësues të agjencive ndërvepruese të zbatimit të ligjit dhe zyrës së prokurorit”, thuhet në një deklaratë.
Sipas departamentit, negociatat janë duke u zhvilluar për lirimin e pengjeve.
“Institucioni po funksionon normalisht, situata është nën kontroll”, shtoi Shërbimi Federal i Ndëshkimit.
Rusia ka qenë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të pretenduara nga organizata xhihadiste: e fundit daton në 22 mars kur disa njerëz të armatosur hapën zjarr në një sallë koncertesh pranë Moskës, duke vrarë të paktën 144 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Të burgosurit e ISIS-it që morën peng dy roje në qendrën e paraburgimit në rajonin e Rostovit janë të armatosur me thika. Kështu ka shkruar agjencia Interfax e cila thotë se të burgosurit kanë kërkuar të kenë një makinë dhe të mund të dalin lirisht nga burgu.
"Një grup prej gjashtë të burgosurish që morën peng dy punonjës kërkuan t'u siguronin një makinë dhe të largoheshin lirshëm nga qendra e paraburgimit. Si përgjigje, ata premtuan lirimin e pengjeve. Negociatat janë në vazhdim".
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Konferenca e Paqes në Zvicër, deklarata përfundimtare: Respektoni integritetin e Ukrainës
Xh.K/ReportTv.al