Shfaqja teatrale "Rozafati" u mbajt në Lezhë ku aktorë ishin 21 fëmijë të qendrës kulturore. Me lojën e bukur dhe skenat e humorit ata morën duartrokitjet e publikut.
Regjisori dhe tekstshkruesi i pjesëve të shfaqjes, Ledion Gjeçi, tha në përfundim të këtij teatri se fëmijët përmbushën angazhimin e tyre. Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në bashkinë e Lezhës, Mimoza Xhafaj, të vegjëlit e kësaj qendre po tregojnë se nesër do të jenë aktorë profesionistë.
Për shkak të interesit të lartë të publikut dhe ovacioneve të krijuara gjatë shfaqjes, teatri "Rozafati" dhe 7 pjesët e saj do të rivendosen sërish në skenë.