Rozana fjalë të ndjera për Françesk
Radin: Të ngulën thikën pas shpine 

26 Dhjetor 2017, 22:36| Përditesimi:

  • Share
Rozana Radi reagon me një status në rrjetet sociale për xhaxhain e saj të ndarë nga jeta më parë, Françesko Radin e cila e uron për Krishtlindje. Këngëtarja shkruan se i ngulën thikën pas shpine në të njëjtën sallë për të disatën herë edhe pse publiku e ka duartrokitur dhe nuk e ka braktisur kurrë.

Postimi në instagram:
"I shikon? Duartrokasin për ty salla e pallatit të koncerteve, e njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste e këndonte bashkë me ty. Mbrëmë dëgjuam muzikën tënde "Biçikletën"qe ti e doje aq shumë por nuk patëm fatin të të dëgjonim zërin. Jo se nuk e kemi zërin tënd por sepse ti nuk do lejoje kurrë të këndoje në një cd ne pallatin e koncerteve.

Franko, është nata e Krishtindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh më me kitarën tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë është aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë . Por ne me zërin që na dridhet do këndojmë këngët e tua dhe do falënderojmë Zotin që na bekoj me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë".

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?