Rrëfimi ndryshe i Rudina Magjistarit,
tregon 'sekretet' e bashkëshortit 

30 Dhjetor 2017, 21:39| Përditesimi:

  • Share
E shohim çdo ditë në ekran, por rrallë e dëgjojmë të flasë për veten. Ajo është moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, e cila është shfaqur më në fund në këtë fundvit në një rrëfim për veten e saj. Ajo ka lënë për një moment intervistat me njerëzit e tjerë dhe ka folur për veten. Aulona dhe Fatma i kanë marrë Rudinës një intervistë për veten dhe familjen e saj.

Ajo ka treguar se festat në familjen e saj dy vitet e fundit janë më të gëzueshme për shkak të vajzës së saj të vogël Mia, e cila padyshim është hareja e festave në shtëpi. “Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, shprehet moderatorja.

Për sa i përket dhuratave të bashkëshortit ajo tha se ai çdo ditë e mbush me fjalë të bukura gjë që e bën atë ta dashurojë edhe më shumë, por edhe surpriza mesa duket i bën shpesh.

E pyetur se cila është dhurata që e ka emocionuar më tepër Rudina u shpreh: “Mund të kujtoj momentin që ai më bëri propozimin e tij. Ai ka qenë një moment shumë surprizë dhe shumë i bukur”, u shpreh moderatorja duke na e zbuluar vetë këtë detaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?