Rradhë kilometrike janë regjistruar mbrëmjen e të enjtes, 27 korrik, në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës.
Mësohet se shkak i rradhëve është bërë aplikimi i sistemit të ri me një ndalesë, ku në Doganën që ndan Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut që prej ditës së enjte, qytetarët duhet të ndalojnë vetëm në një palë doganore për të kontrolluar mjetet e identifikimit.
Duket se aplikimi i sistemit të ri ka sjellë deri në dy orë vonesa për kalimtarët në këtë doganë, ku piku i fluksit është regjistruar në orët e mbrëmjes.
Rradha është regjistruar vëtë në hyrje të Maqedonisë së Veriut, pra pala e cila ka për përgjegjësi prej ditës së sotme të bëj kontrollin e mjeteve të identifikimit për shtatsit të cilët hyjnë në kufirin e shtetit fqinj.
‘Kemi një orë që presim këtu. Ka dy orë e ca! Radha është problem. Nuk besoj se do të jetë më mirë! Ishte më mirë!’- u shpreh një qytetar.
‘Kam dy orë që pres këtu. Kanë bërë një pikë të përbashkët. Nuk besoj se do të jetë më mirë.’- tha një qytetar.
Tjetër situatë është regjistruar në palën shqiptare, ku nuk ka pasur pritje dhe rradhë të mjeteve të vogla, por vetëm tek kamjonët e tonazhit të rëndë.
Pas miratimit të vendimi disa muaj më parë midis dy qeverive për aplikimin e one stop shop, prej kësaj të enjte pritet të aplikohet ky sistem, i cili synon të minimizojë pritjet në pikën e kalimit kufitar të qafthanës, për shtetasit që hynë e dalin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.