KUÇOVË – 22-vjeçari Bjorni Shushari është lënë në arrest me burg pasi rrahu për vdekje 54-vjeçarin Krenar (Lefter) Brisku që po vidhte pula. Ndaj tij rëndon vepra penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".
Avokati Ramis Oboni, shprehet se prokuroria nuk paraqiti prova, ndërsa ka paralajmëruar se do të ankimojnë vendimit, pasi është të bindur në pafajësinë e klientit. Sipas tij ai e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme dhe tejkalimit të kushteve.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 25 shkurtit në Kuçovë, kur 54 vjeçari Lefter Brisku tentoi të hynte në ambientet e pronës së familjes Shushari për të vjedhur dy pula. Në atë moment është kapur nga i riu Bjorni Shushari i cili e ka dhunuar brutalisht duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë të cilat më pas i shkaktuan edhe vdekjen.
Bjorni Shushari vijon studimet për Ekonomi-Biznes dhe natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë. Pasi dëgjoi zhurmë në kopësht, doli për të parë çfarë ndodhi dhe ka gjetur 54-vjeçarin të cilin e ka rrahur aq rëndë sa nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.
Autori Bjorni Shushari dhe viktima Krenar Brisku
Bjorni Shushari, u la sot në burg nga gjykata në Berat, pasi rrahu 54-vjeçari Krenar Brisku, i cili më pas ndërroi jetë në spital, sepse e kapi duke i vjedhur pulat në banesë. Report Tv mëson se Bjorni Shushari vijon studimet për Ekonomi-Biznes. Mësohet se natën e ngjarjes ka qenë vetëm në shtëpi, pasi prindërit e tij nuk ndodheshin në banesë.
Sipas burimeve ai ka dëgjuar zhurmën në pjesën e kopshtit dhe ka dalë për të parë se çfarë po ndodh. Në ato momente ka parë 54-vjeçarin i cili ka qenë pranë banesës së tij me të cilin më pas është konfliktuar. Pas konfliktit ai ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ai thotë se Krenar Brisku, ka shkuar në spital vetë.
Provo e hyr ne shtepine e dikujt ne US. I zoti i shtepise te vret me arme sa hap e mbyll syte dhe nuk e gjen as gjeja me e vogel. Ky djali nuk ka asnje faj. Normal qe eshte ndjere i kercenuar, duke qene brenda baneses se tij e duke mos i rene ne qafe kujt
PërgjigjuKte zhuls duet ta denojn me burgim te perjetshem
PërgjigjuE pse ta denojn me burg pse hyn hajduti dhe i teket te vjedh ,po si thua ti te futet hajduti i lindur dhe te ndodh si ne fushkruj apo diku tjeter qe i lidhin per te vjedhur dhe ven dor ne plew se duan hashash xhinjt lek ja ka ber shum mur i lumte dora ,dhe femija im te jet sdo pranoba kurr te vidhte se esht gjeja me e ndyr vjedhja apo ste ben pershytpje ty .
Keqardhje per familjaret e per femijet e viktimes. Edhe per jeten e personit te vdekur. Nese do kish hyre per te vjedhur dhe i zoti i shtepise do ishte ballafaquar me te ende pa u futur tek pulat po do e kishte pare ne oborr me te pakten nje leve hekuri ne dore, cfare duhet te bente? Ta pyeste cfare kishte ne plan te bente? E sipas planet te tij ky te vepronte duke e goditur pak ? (meqe do ti vidhte pulat ? Po ti vidhte lopen, duhet ta kishte goditur pak me shume ?) Ky ka mbrojtur veten dhe banesen e nuk ka asnje faj, pamvaresisht "fatit te keq" te hajdutit qe e gjeti vdekjen atje ku e kerkoi