Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj: Rrëfim mbreslënes nga fillimi i seancës

6 Tetor 2022, 12:40| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 12:44

  • Share

Seanca filloi me vonesë ! Babo nuk ka ardhur ënde dhe kjo mungesë topitje shkakton. Doktori dhe Gaz Bardhi ende jo.  Se ata te dy vinë në të njëjten kohe. Ministrushet ishin disi si të zymta dhe pa gajret. Vetem ardhja e Ulsiut në podium ktheu të qeshurat në atë perzhitje. Në sallë u degjua kënga ” O erdhi Ulsiu o erdhi në lëmë çu gezuan ministrushet kur i degjuan zënë” !

Bela duket e mvrenjtur me dertet e vatanit mbi shpine dhe pleudarinë e Tit Vasilit perballë. I takojnë të shkuares pa kthim ato kohë kur muhabeti mes Ulsiut dhe Beles të kenaqte shpirtin dhe e qeshura e tyre si diell ndriçonte aulen e rënë në merzi dhe ato rreze mbi hallet e shqiptarve si melhem binin.

Niko qerratait i mungon prushi per biseda kendellese me Margeritin e cila  po hesht sot pa pertesë se ka ditë që perton të heshtë megjithese duket stoike në heshtje.

Tezja nuk ja ka behur ënde se po mbledh kanoçe që të mbajë paster ambjentin. Ogerta po kuvendon e patrazuar me Boren e cila e pyet dhe i thote teta Gerta , teta Gerta pse Babo vjen gjithnjë e me rralle? Ajo që ja kthen jo xhan mos u merzit nuk është kjo arsyeja Babo ka halle të medha, gjera me rëndesi  dhe jo ta harxhojë kohen me gjepura!

Pra me ka xhan?! Po Po shumë. Elisa duket sikur është me leje të zakonshme, e menduar dhe ndien mall per kohet epike kur luftonte kunder Berishes siç detyra dhe mideja ja kerkonte!

Kushi pasi deboi  gylenistet e shkolles “Mehmet Akçif” po i rrefen Ulsiut të zitë e ullirit që hoqi dhe netet e pa gjumë ! Krifca teksa Bledi Çuçi i pergjigjet interpelances së Salianit  perserit me vete ” kur degjon zerin e s’ëmes seç la qengji kopene , blegerin dya tri here edhe e iken e merr dhenë” , kete ja ka mesuar drejtori i Akademise së barinjeve. Ikonomi ka lënë në furrë një tavë patate dhe rri gjithë merak. Tao foli siç di ai,  me retorike të lartë greko -romake , emfazë, stil, dhe buzeqeshje në fund. Kryeministri Majko konstaton dhe  çuçurit gjithë kohen me Etilden e cila ënde po i gezohet fjalimit të Taos dhe dukes sikur se ka bash mendjen tek sentencat e ish Kryeministrit dhe gezimi që i ka shkaktuar vajtja në Kukes. Mimia u ula afer Taos dhe i dha pak nga eksperienca e saj e gjatë nga ditet kur bëhej Shqiperia. Çuçi ënde po flet por të gjithë po bëjnë muhabet. Edhe Saliani gojë prishuri që ka thirrur interpelancë duket sikur po fle.

Tigrushi mungon me laryshinë  e vet. Albana me kaloi pranë si flutur po saken se me pershendeti. Marazet e partisë e kanë adhnuar me mua duke ma shtuar pezmin dhe kotesinë e ekzistencen politike. Po kaq zv lideri Muli ma ka hequr veshtrimin duke me shkaktuar një zgaver në xhan. Flutura me Griden flasin për Orhan Pamukun dhe nuk e kanë mendjen tek pambuku që korret ketu. Olta sapo erdhi me intuite progresive bisedon me Belen e cila  pergaditet te hellë zjarr e zift mbi opoziten e cila mbi bedena ka nxjerrë Alibeun që vrojton armikun. Jyrgys Çurbja pas sublimitetit të Berlinit ku desh beri namin për Babo e troje të veta i sheh koleget nga lartësia epike ku historia e ngriti.

Braçen se zë vendi te shohim ku do dalë. Çuçi mbaroi  llafin Ulsiu muhabetin kreu. Saliani u ngrit evlati perseri në replike dhe po tregon që jeta e njeriut vlen më pak se e një pule. Bota është trazuar dhe kerkon vendime të medha ! Niko iku te mbledhe gjeneralet per të bër zap trazirat. Blendi Klosi tashmë me një mjekerr as të madhe as të vogel larg xhelozise dhe akuzes dremit. Toni Gogut nepermend i shkojne psalme per çdo situate.  Salla po boshatise , mejhana po mbushet. Rrefimi i paradites mbyllet ketu.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?