Rrëfimi Ani Kokobobos për përkthimin e veprave të Kadaresë, edhe për takimin me shkrimtarin

29 Korrik 2019, 16:19| Përditesimi: 29 Korrik 2019, 17:09

  • Share

Studiuesja edhe përkthyesja Ani Kokobobo e rikthehet në Shqipëri pas një dekade. Kësaj here, e ftuar nga Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe Instituti “Pashko” Ani Kokobobo rrëfen për studiuesit, shkrimtarët edhe përkthyesit shqiptarë kontaktin e saj të parë me letërsinë ruse, por edhe punën që ka bërë, si përkthyese e esseve të Ismail Kadaresë.

“I kam lexuar veprat e Kadaresë në Amerikë, në gjuhën shqipe, sepse kanë qenë pjesë e studimeve të mia në universitet. Përkthimi i parë që kam bërë ka qenë “ikja e Shtërgut” për Lasgush Poradecin edhe për fundin e tij, për këtë kam komunikuar me agjentët e Kadaresë”, tregon Ani Kokobobo.

Ajo ndalet edhe tek studimi i saj mbi veprat e Ismail Kadaresë, duke e parë  se cilat janë dimensionet e figurave botërore, që shkrimtari shqiptar ka përdorur në veprat e tij. Sipas saj, “Dantja i pashmangshëm” “Eskili, ky humbës i madh” dhe “Hamleti, princ i vështirë” kanë bërë, që letërsia e tij të tejkalojë kufijtë.

“Unë jam larguar në moshën 14-vjeçare nga Shqipëria, por gjuha e tij është shumë e pasur”, tregon ndër të tjera studiuesja.

Teksa e vlerëson penën e Kadaresë për gjuhën e pasur, ajo e thekson se është krenari, që “Pallati i ëndrrave” është shkruar nga një shkrimtar shqiptar.

“Për mua libri i preferuar është “Pallati i ëndrrave”. Ai libër ka vlerë për të gjithë botën, për të gjitha fenomenet botërore, por shihja se si vendimet për zhdukjen e një njeriu mund të merreshin, si në një ëndërr, kjo më kthehet mua tek Shqipëria komuniste”, thotë përkthyesja kokobobo.

Ndonëse, vepra e Kadaresë për të është shumë e ndërlikuar, por është një vepër arti e vërtetë. Prandaj takimi  i studiueses me origjinë shqiptare me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë ku diskutoi për literaturën botërore edhe veprat e tij, ishte një emocion i madh

“Ishte shumë interesante që të diskutoja me të për literaturën edhe nga kjo pikëpamje ishte nder shumë i veçantë, që unë të ulesha edhe të diskutoja me një nga autorët më të mëdhenj të literaturës botërore”, shprehet ajo.

Ani Kokobobo është larguar nga Shqipëria në moshën 14-vjeçare. Ndërsa, pas studimeve të larta punon si pedagoge e gjuhëve sllave edhe e letërsisë ruse në Universitetin e Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Intervista e plotë

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?