Kultura

Rrëfimi i Rigel Rizajt për sfidat, si autor i ri në Shqipëri

8 Prill 2021, 15:56| Përditesimi: 8 Prill 2021, 17:35

  • Share

Rigel Rizaj rrëfen se si përjetimeve personale u ka dhënë jetë përmes 13 tregimeve në librin “Ameba”. Ky libër është botuar pas një reflektimi të gjatë të autorit me vetveten, duke shpalosur në të formësimin e qenies së tij, që nga rrëfenjat orientale dhe letërsia antike, greke edhe romake, që ka lexuar gjatë fëmijërisë në Berat, deri tek ajo ekzistencialiste.

“Mendoj se një njeri formësohet nga ajo ccka lexon. Ky libër ka ardh nga përjetimet, dëshirat dhe nga autorët e parapëlqyer. Unë kam jetuar një periudhë me gjyshërit e mi në Berat, edhe mendoj se qëndrimi me ta më ka bërë që të kem aftësinë e të rrëfyerit të ngjarjeve. Përpos, që kam lexuar shumë rrëfenja orientale, të gjithë letërsinë antike dhe ekzistencialiste. Vet mëshoj drejt kësaj të fundit”, rrëfen Rizaj.

Këndvështrimi i ri që sjell Rizaj mbi mitet dhe striotipet letrare është një zgjedhje e mirëmenduar prej tij, pasi ai dëshiron që të mos përsërit atë që dihet

“Nuk ka pse të jetë kaq e vështirë të shkruash kundër, të shpërfaqësh një anë tjetër për të sjell atë që nuk njihet. Jo atë që njihet”, tregon ai.

Të qenit shkrimtar i ri në vendin tonë nuk është fort e lehtë, por sfida e tij është që të shkruajë çdo ditë.

“Në fakt letërsia shqipe nuk i ka afruar shumë të rinjtë. Ky është një problem i madh, deri diku edhe mediatik, por sërisht unë them se ajo që është letërsi e mirë një ditë del në dritë. Sfida ime si autor është të shkruaj përditë, të mbajë kontakte me miqtë brenda dhe jashtë vendit. Pasi për një autor i rëndësishëm është kontakti, jo që të afirmosh emrin, por të zgjerosh hartën e lexuesve të t’u”.

Për dorëshkrimet Rizaj na tregon se konsultohet me miq që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit. Prandaj kur shkruan nuk ka si qëllim një target të caktuar lexuesish, por që ngjarjet që ndërton të lexohen

“Përherë dorëshkrimet i konsultoj me pesë miq të mi, brenda edhe jashtë vendit. Por, fati i një libri pasi është botuar, nuk është më në duart e autorit”, përfundon Rizaj.
Gjatë kësaj periudhe Rigel Rizaj është duke lexuar "Jetë imagjinare" nga Marcel Schëob të shqipëruar nga Primo Shllaku. Libri ka në qendër njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?