Të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’i tërheqin ato te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Lajmin e bëri me dije Bashkia e Tiranës, duke theksuar se një masë e tillë është marrë për të shmangur abuzimet. Pajisja me abone të përgjithshme dhe linje do të bëhet e shoqëruar me foto dhe do të plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit.
“Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shpërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve të përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Pajisja me abone studenti bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga "Ludovik Shllaku"; kioska tek 9 - katëshet, rruga "Barrikadave”; kioska tek ish - 7 Xhuxhat, rruga "Elbasanit", si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga "Muhamed Gjollesha".
Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.
jena mbrapa shum ktu hala ka fatorino neper autobuze
Përgjigju