Rregullat e reja/ Ndihma sociale, ja kushtet dhe dokumentet për ta përfituar

6 Shtator 2019, 07:48| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 09:15

  • Share

Është miratuar Vendimi i Këshillit të ministrave për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm për përfitimin e ndihmës ekonomike. Nga ky vendim përfitojne pesë kategori, familjet në nevojë, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh në familjet në nevojë, viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës në familjë. 

Familjet që aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike duhet të paraqesin disa dokumenta pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin.

Ndër dokumentet kryesore, janë karta e identitetit, certifikata e pronësisë, ndërsa për familjet në nevojë që kanë fëmijët në shkollë duhet të paraqesin dhe vertetimin e shkollës. Familjet në nevojë që kanë në përbërje të tyre dhe persona me aftësi të kufizuar duhet të paraqesin vërtetimin e komisionit mjekësor.

Ndërkohë jetimët të cilët nuk janë në institucione të përkujdesjes shoqërore ndër dokumentet që ju nevojiten janë kopja e kartës së identitetit dhe kopja e noterizuar për statusin e jetimit. Për jetimët që janë në shkollë duhet dhe vërtetimi për ndjekjen e shkollës.

Për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ekziston dhe mundësia që të përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore nëse nuk terheqin ndihmen ekonomike brenda afateve të caktuara, refuzojnë verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, fshehin informacionin apo kryejnë deklarime të rreme apo që kryejnë ndarje të qëllimshme të antarëve të familjes që jetojnë në të njëtën strehë.

Do të përjashtohen për një periudhë një vjeçare personat që në përbërje të tyre kanë një përson që është në moshë për të punuar dhe refuzon ofertat e përshtatshme të ofruara nga zyra e punës, një person që ka kryer më shumë se një deklarim të rremë, apo ato famije që rezultojnë me kushte të mira social-ekonomike.

Gjithashtu do të hyjë në fuqi dhe fondi shtesë i fondit të kushtëzuar të ndihmës ekonomike, ku Këshilli bashkiak miraton në fillim të vitit kriteret për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese për ndihmë ekonomike, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen me fondin shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike.

Fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike është 6 për qind e këtij fondi dhe mund të shtohen edhe fonde të buxhetit vendor.

Kategoritë përfituese:
Familjet në nevojë
Jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,
Prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh në familjet në nevojë
Viktimat e trafikimit
Viktimat e dhunës në familjë

Dokumentet për apikimin e ndihmës ekonomike
-Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve.
-Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës /vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
-Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, dokumentacioni i përcaktuar në pikën 4.1, të këtij kreu paraqitet i ndarë nga secili bashkëshort. Krahas këtij dokumentacioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese.
-Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
-Për fëmijët e familjeve në nevojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.
-Për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen, paraqesin edhe fotokopje nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer, sipas kalendarit të detyrueshëm për grupmoshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.
-Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, paraqesin edhe vërtetimin e lëshuar nga institucioni arsimor, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar një herë brenda një viti shkollor.

Dokumentet per jetimet qe aplikojne per ndihme ekonomike:
-kopjen e kartës së identitetit;
-kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për statusin e jetimit, të ndryshuar;
-për jetimët që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës, të lëshuar nga shkolla, i cili paraqitet 2 (dy) herë brenda vitit akademik, për të përfituar pagesën shtesë;

Dokumentet per viktimat e trafikimit:
-kopjen e kartës së identitetit;
-vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.

Dokumentet per viktimat e dhunes ne familje:
-kopjen e kartës së identitetit;
-urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes

Perjashtohen nga ndihma ekonomike 6 muaj:
-Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë-nënë
-Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afateve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi
-Refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje
-Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë
-Nuk paraqiten për deklarim dhe/ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social-ekonomike çdo tre muaj pranë administratorit shoqëror, me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme, si shëndetësore apo fatkeqësi, dhe të anëtarëve të familjes, të cilët janë persona me aftësi të kufizuara, invalidë pune ose të moshuar, të cilët janë në pamundësi lëvizjeje
-Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit
-Kanë anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim dhe banojnë në fshat
-Anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç.

Perjashtohen nga ndihma ekonomike 1 vit:
-Është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;
-Punësohen dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënësit;
-Ka kryer më shumë se një deklarim të rremë;
-Ato familje, të cilat rezultojnë me të ardhura dhe kushte të mira social-ekonomike.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Suzane: 10/02/2022 02:28

    Jetoj me dy fmij burin pa pun kerkoj ndim.nga ju tme ndimoni jam vetem menje dhon te vetme skam as banjo as kuzhin me dy fmij 4 vjet dhe 2 vjet skan kushte skam as miell skam as buk juksha lut mem ndimu per harxh dhe per veshje te fmijve ????????????zoti qoft iknqur nga ju

    Përgjigju
  • Drane prenga: 15/11/2020 11:33

    Jam e divorcuar jetoj me vajzen 6 vjc me qera smar ndihm as asgje kundrejt vajzes si tja bej.jetohet kshu

    Përgjigju
  • Ana _prenga12: 15/11/2020 11:30

    Jam nje qytetare nga lezha e divorcuar me nje vajz nuk i perballoj dot shpenzimet mujore

    Përgjigju
  • Enkeleta: 02/05/2020 13:36

    O na jepni naj numer ose Andre's se jemi 4 femij pa pun pa nim .

    Përgjigju
  • Mejdin Ponik: 25/04/2020 08:43

    Ku mundemi me kontaktu per ndihma sociale se diqem huni jepni naj adres ose numer se po duet me i qu fmijen ne spital veq per pa buk

    Përgjigju
  • Sahit: 23/04/2020 15:08

    Ne po vdesim ju thoni a jeni dakordt te zgjas edhe më cfar jan keta pyetje po ne mbaruam ne nuk kemi cfar te ham

    Përgjigju
  • Sahiti: 23/04/2020 15:04

    Se jemi te pa ndihmuar mga asnji pse nuk na vijne ne ndihme ...

    Përgjigju
  • Tomy: 07/04/2020 21:02

    Ku aplikohet per ndime economike

    Përgjigju
  • Lleshi: 06/09/2019 08:24

    Prap pa kapele qeveri hajdute qew i con njerzit ne nje rruge te erret, dy raste e dhunes dhe trafikanteve duhet te maarin ndihme ekonomike kjo seshte e drejte per arsye e dini se mre keto fjale i bie gjithe familjeve te kene thune dhe trafikant ne shtepi ajde qeveri ajde Te na rroje partia qe na con ne “rruge te drejte”

    Përgjigju
    • dren: 11/02/2021 01:47

      babi i 2 femive pa pun une pa pun gruja te ardhura prej kerkuj

    • Meri: 23/10/2020 12:20

      Jam nje zoje me ka vdekur burri kam nje goc 8 vjece as ndim ekonomike nuk mar me thon duhet te jesh veti 3 as ne pun nuk jam asgje jetohet keshtu ndimoni njerzit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?