Protesta në Iran

Sociale
Sociale
Bota

Rregullat për hixhabin, 35 të vdekur nga protestat në Iran

24 Shtator 2022, 14:17| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 14:20

  • Share

Të paktën 35 njerëz janë vrarë gjatë një jave protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Protestuesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë ditë rresht, që nga vdekja e Mahsa Amini.

Protestat nisën në vendlindjen e Aminit, në provincën Kurdistan, por më pas u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit

Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?