TIRANE - Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Kamëz ku të paktën dy persona rrëmbyen me dhunë 49-vjeçarin, Jan Prenga, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Autorët, ende të paidentifikuar, pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në automjetin e tij, e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.
Prej andej, kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një makinë tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. Pas verifikimeve të kryera, burime pranë policisë sqaruan se automjeti në fjalë rezultonte i denoncuar si i vjedhur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës. Por vetëm pak orë më vonë, burime pranë grupit hetimor sqaruan se pikërisht kjo makinë u gjet i djegur në rrethinat e Durrësit. Për policisë rrëmbimi i 49-vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.
Për të hedhur më shumë dritë për rrëmbimin e tij, efektivë të komisariatit numër 5 në Kamëz morën në pyetje edhe familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se nuk kanë asnjë dijeni kush mund të jenë autorët, pasi nuk kanë probleme apo konflikte me njeri.
Të premten në vendngjarje policia gjeti vetëm një mjet tip “Benz” për të cilin u raportua se i përket Jan Prengës, si dhe një këpucë. Si pistë kryesore policia ka atë të ndonjë konflikti të mëparshëm apo borxhi të pashlyer mes 49 vjeçarit dhe autorëve.
Policia eshte katastrofe me.pak fjale
Përgjigju3 ngjarje ne 3 dite.atentati Kei Pikut ne Elbasan pa autor ne qender te qytetit me 2500 kamera.rrembimi ktij njeriu dje qe u vu ne ndjekje nga policia dhe tani del qe paskan mbaru pune kan djegur dhe makinen.dhe plagosja ne vlore dje pa autor.Zoti Rama duhet te bej reform ne policin e shtetit
PërgjigjuO bos po nuk eshte Rama drejtori i policise se Kamzes!!