Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në muajin prill, Rama: 38% më shumë se një vit më parë

9 Maj, 14:33| Përditesimi: 9 Maj, 14:37

  • Share

Rreth 800 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë në muajin prill, duke e çuar në 2.3 milionë flukset hyrëse në 4 muajt e parë të 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili thotë referuar shifrave janë plot 38% më shumë turistë krahasuar me 1 vit më parë.

‘Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?