‘Rreze Dielli’ udhëton në malin e Gramozit, në zbulim të çajit të rrallë shqiptar! Specialisti Ylli Merja tregon benefitet e kësaj bime: Një oaz mirëqënie për të gjithë

24 Tetor 2022, 11:45| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 11:54

  • Share

Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të çajit të malit, 1500 metra mbi nivelin e detit në malin e Gramozit. Çaji i malit është ndër bimët më të njohura shqiptare e cila ka edhe një konsum mjaft të gjerë sidomos në stinën e dimrit. Por cilat janë vetitë e tij kuruese në organizëm sipas mjekut popullor Ylli Merja:

Bëhet vetëm në trevat e maleve shqiptare duke përfshirë jugun e Shqipërisë, këtu në shpatet e Gramozit dhe në zonën e Gjirokastrës, Sarandës, Tepelenës, Vlorë, Korçë etj. Është i vetmi, ndërsa varieteti tjetër i tij është pothuajse i përhapur në të gjithë ballkanin. Për këtë bimë të veçantë që quhet ndryshe krenaria e maleve shqiptare.

Por si ta dallojmë çajin origjinal të malit sipas specialistit Ylli Merja:

Nëqoftëse çaji është i hollë, me lulet e larguara nga njëra-tjetra, ky është çaj 100% mali. Nëse tek kalliri çajit lulet janë të ngjeshura atëherë kemi të bëjmë me çajin grek.

Sipas tij, ky çaj është ndër bimët më të mira për të kuruar virozat e stinës dhe kollën:

Për një njeri do të ishin të mjaftueshme tre deri në katër fije çaji, me gjithë kërcellin. Komponentët biokimikë që ndodhen në këto gjethet dhe kërcenjtë e çajit janë një medikament shumë i mirë për të rifreskuar sistemin tonë nervor, tregues shumë të mirë për të luftuar alzheimerin. E dyta është përdorur gjithmonë falë vitaminës c, flavonoideve që përmban. Përdoret si medikament për të ftohtin, për kollën. Baza e parë e luftimit të virozave  fillon me çajin e malit.

Por sa herë është ideale zierja e një mase çaji mali për të mos humbur vetitë e tij kuruese dhe vitaminat që marrim prej tij:

Nëse çajin e malit do ta përvëlojmë afërsisht 2-3 gr çaj në 200 ml ujë kemi marr rreth 60% të elementëve kimikë që ndodhen në brendësi të luleve, ndërsa në zierjen  e dytë do të marrim atë pjesën e mbetur rreth 20-30%.

Një tjetër këshillë që duhet të dini për çajin e malit sipas specialistit Ylli Merja, është magazinimi i këtij produkti, ruajtja e tij në kushte të përshtatme dhe vende të ftohta.

Nëse e lëmë në diell do të digjet, një pjesë e mirë e aromave delikate, do të humbasin. Ato ruhen në masën 80% nëse ky çaj mali pasi merret këtu thahet në hije.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?