Një helikopter Mi-8 i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) është rrëzuar në një fshat në Rusinë qendrore, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, thanë zyrtarët rajonalë.
Avioni u rrëzua pranë fshatit Prudny në rajonin Chelyabinsk të Rusisë, thanë autoritetet lokale të martën, duke konfirmuar raportet e mëparshme nga rrjeti televiziv rus REN TV dhe kanali rus Telegram Baza, i cili është i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, raportojnë mediat e huaja.
Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës, Aleksei Teksler, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti: “Helikopteri u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar, u vranë tre anëtarë të ekuipazhit. Shërbimet speciale janë duke punuar në vendin e ngjarjes”.
Ai shtoi se nuk ka dëme të ndërtesave apo dëme në njerëz në vendin ku u rrëzua helikopteri, që ai tha se i përkiste FSB-së.
Shifrat tregojnë se Rusia ka humbur shumë helikopterë që kur Presidenti Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më shumë se 18 muaj më parë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Varroset Prigozhin! Putin do të vizitojë Kinën në tetor! Erdogani së shpejti në Rusi për marrëveshjen për drithin
S.S/ReportTv.al