Në gjendje të dehur rrëzohet në anë të rrugës në aksin Laç-Milot dhe dëmtohet në kokë, ndërron jetë 53 vjeçari

5 Nëntor 2023, 22:37| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 23:44

  • Share

Një 53 vjeçar i dehur është rrëzuar në anë të rrugës në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot dhe ka pësuar dëmtime në tokë. Si pasojë 53 vjeçari ka ndërruar jetë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?