Foto ilustruese

Kronikë

Rrëzohet nga lartësia dhe dëmtohet rëndë në kokë dhe në trup, 17-vjeçari në Sarandë niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim

3 Qershor 2021, 16:24| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 16:37

  • Share

Një 17 vjecar nga fshati Shelegar, bashkia Sarandë, është transportuar gjendje kritike në urgjencën e “Stefan Mekshi”.

Adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi është rrëzuar nga një lartësi afërsisht 2 metra dhe ka pësuar fraktura të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Gjendja shëndetësore e tij paraqitet kritike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?