Muzetë kombëtar, kalatë edhe parqet arkeologjike që janë në varësi të Ministrisë së Kulturës nga 1 janari i vitit 2020, nuk do të vizitohen më me vetëm me 1 euro. Ministria e Kulturës ka miratuar ndryshimin e çmimeve të biletave, që ndahen në bileta individuale edhe bileta në grup. Biletat individuale kanë pësuar një rritje të ndjeshme deri në dyfishim të çmimit, qoftë për muzetë, për kalatë e parqet në rrethe. Nëse i referohemi vetëm Muzeut Historik Kombëtar, bileta individuale është rritur nga 200 lekë në 500 lekë. Ndërsa, bileta në grup nga 100 në 300 lekë. Këtë rritje, drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit Kulturor në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Kozeta Angjeliu, e cilëson një rivlerësim të situatës edhe jo rritje çmimi, që do të çojë në përmirësimin e shërbimeve.
“Në fakt nuk është një rritje e çmimeve të biletave, por rivlerësim. Qëllimi i Ministrisë së Kulturës ka qenë rritja e numrit të shërbimeve në muzetë kombëtarë edhe parqet kombëtarë arkeologjikë apo edhe në disa monumente të vizitueshme me biletë. Përmirësimi i këtyre shërbimeve, rritja e aksesit të kategorive të vizitorëve, si nxënëse, studentëve edhe disa kategorikeve vulnerable. Rritja apo kujdesi për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë, pasi menaxhimi i numrit të vizorëve duhet të ruajë një ekuilibër, nuk duhet që të cenojë vlerat e parqeve apo të siteve arkeologjike. Për këtë arsye, unë nuk do ta quaj një rritje çmimesh, por një rivlerësim të çmimeve të biletave. Ky proces ka zgjat disa muaj edhe është një proces vlerësues mbi numrin e vizitorëve edhe të ardhurve që kanë pasur, që është konsultuar edhe me grupet e interesit”, shpjegon drejtoresha Kozeta Angjeliu.
Çmimi i biletës referuar rajonit, sipas Angjeliut, është shumë i ulët. Niveli i çmimit të biletave për vizitorët e huaj nuk është problem, shton ajo, por përmirësimi i shërbimeve është problem, prandaj disa nga risitë që sjell kjo iniciativë janë që: “
“Bileta online është një risi që do të ketë shumë akses për vizitorët e huaj. Në tre vitet e fundit, procesi i përmirësimit të kushteve është një proces që ka filluar në vijimësi, por që në të gjitha institucionet tani është i aksesueshëm në dhjetë biletari online, blerje në grup etj. Investime në Muzeun Arkeologjik të Durrës, atë të Përgjimeve apo në Muzeun e Artit Mesjetar. Janë hartuar edhe dy projekte të thelluar për Muzeun Historik Kombëtar apo Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë të gjitha përpjekje për përmirësimin e shërbimeve”.
Biletat në grup më herët janë aplikuar vetëm në Muzeun Marubi, Parkun e Apolonisë edhe Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës, ndërsa Angjeliu tregon, se kjo iniciativë bën që reduktimi i biletave në grup të shkojë deri në 30 për qind.
“Nëse në të gjitha sitet që kanë qenë të vizitueshme biletat në grup, nga mosha 12 vjeç e më shumë, e kanë pas vetëm tre site, Muzeu i Fotografisë Marubi, Parku i Apolonisë edhe ai i Artit mesjetar në Korçë, ndërkohë të gjitha sitet edhe monumentet kanë biletë në grup, që arrijnë në një reduktim deri në 30 për qind. Nga 12 deri në 18 vjeç bileta ka qenë e plotë edhe është bërë e reduktuar deri në 70 për qind. Bileta për studentët është e reduktuar deri në 70 për qind. E diela e fundit e çdo muaj tashmë është falas, ndërkohë që ka qenë vetëm për muajt jashtë sezonit. Ka edhe disa institucione, si Muzeu Kombëtar ‘Onufri’, që ka artefakte të rëndësishme edhe numri i lartë i vizitorë dëmton vlerat”, thotë Angjeliu.
Çdo të diel të fundit të çdo muaji, ditët kushtuar festave kombëtare edhe ditëve të trashëgimisë muzetë, parqet edhe monumentet mund të vizitohen falas nga kushdo.
cfare jane keto ngritje cmimesh nga 100-200%....per nje popull te varfer dhe nje histori te manipuluar dhe devijuar nga sistemi komunsist dhe post komunist i ketyre 30 viteve....
Përgjigju