Të shumtë janë qytetarët e Durrësit të cilët ankohen se e gjejnë të vështirë të mbushin tryezën edhe në ditë normale. Report Tv kreu një vëzhgim në tregun e fruta-perimeve, ku konstatohet se të vetmet produkte të lira janë limonat me 50 lekë për kilogram dhe mandarinat me 60 lekë për kilogram.
“Shumë të larta janë çmimet, unë marr pension 19 mijë lek/muaj. Si ta përballoj?!” tha një pensioniste.
Vetë tregtarët shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.
“Ka rënë shumë se s’ka blerës. Njerëzit kanë ikur”.
Rënia e fuqisë blerëse po ndihet edhe në tregjet e Vlorës. Tregtarët pranojnë rritjen e çmimeve, ndërsa thonë se kjo ka ardhur prej furnizuesve në pikat e shumicës.
“Nuk jemi të kënaqur! Bëj xhiro ditore 700 deri në 800 lek”, tha një tregtar në Vlorë.
Në tregun me shumicë dhe pakicë në qytetin e Korçës produktet e shportës kanë pësuar rritje nga 20 deri në 30 për qind, krahasuar me muajin e mëparshëm.
“Po marrim nga pak se nuk kemi para për ti marrë të gjitha. Pensionet janë të ulta, çmimet të gjitha janë rritur”, thanë qytetarët e Korçës.
Konkretisht 1 kg domate nga 100 lekë ka shkuar 150 lekë, ndërsa qepa është rritur me 50 lek. (nga 70 lekë në 110 lek për kg). Mollët e vendit po shiten me 120 lek për kg nga 80 lek për kg që kushtonin në vjeshtë.
Rritja e çmimeve ka dy shkaqe, abuzimi i tregtarëve të shumicës e pakicës por dhe prodhimi i pakët në bujqësi e pemtari për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Ne kohen e Xhaxhit fillonim te linim para menjane qe nga 1 Janari e ne vazhdim qe t'a kishim me te lehte kur te vinin festat.Arrat i blinim ne vere,kurse agrumet,mollet,ndonje cokollate,etj fillonim t'i blinim e t'i ruanim qe ne fillim te Dhjetorit,vetem gjeli e kadaifi ishin te fundit qe bliheshin.Kete e vazhduam dhe ne demokraci,se mungesa e produkteve ne komunizem u zevendesua ne kapitalizem me mungese parash e fale matrapazeve tane unik per nga lloji ne bote dhe me rritje artificiale cmimesh per kete kohe kur e gjithe bota ben ulje.
Përgjigju