Ekonomi

Rriten me 6.7% çmimet e apartamenteve në vend, Banka e Shqipërisë: Në qendër të Tiranës banesat 16% më shtrenjtë

23 Shtator 2021, 12:46| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 14:22

  • Share

Edhe pse Shqipëria po përballet me një bum ndërtimesh të reja, që pritej që të stabilizonte çmimet e banesave, në treg po ndodh krejt e kundërta.  Edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve janë rritur krahasuar me vitin 2020.

Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë për tregun imobiliar është dalë në konkluzionin që çmimet e banesave janë rritur me 6.7% në rang vendi krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit që shkoi. Ky anketim është plotësuar nga 187 shoqëri ndërtimi. Ndërkohë rritja me e madhe e çmimeve ndodh ne kryeqytet ku ka shtrenjtim me 5.8% në terma vjetorë.

“Çmimet mesatare janë rritur në qendër të kryeqytetit me 16% nga periudha paraardhëse dhe kanë rënë për zonën jashtë kryeqytetit me 22%”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Këto çmime janë kthyer në të papërballueshme për xhepin e qytetarëve, pasi pjesa më e madhe e banesave po blihet nga shtetas që jetojnë jashtë vendit ose me kredi.

Sipas agjentëve, rreth 50% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Agjentët raportojnë se rreth 32% e banesave dhe pronave tregtare u janë shitur shtetasve jorezidentë në Shqipëri”, vijon më tej vrojtimi i kryer.

Ndryshe nga Tirana ne qytetet bregdetare agjentët raportuan çmime më të ulëta, ndërsa për pronat e shitura në zonat e tjera ndryshimet e çmimeve ishin thuajse të papërfillshme, thotë Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë edhe për muajt në vijim 28% agjentëve imobiliar presin rritje të çmimeve, 64% thonë se çmimet do jetë të njëjta dhe vetëm 8% e të anketuarve pret ulje të çmimeve.

Shkaqet për këtë shtrenjtim sipas ekspertëve dhe sipas INSTAT janë të shumta, duke filluar nga taksat, mungesa e trojeve në zonat e preferuara, rritja e pagave për punëtorët, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, apo edhe kohëzgjatja për marrjen e lejes së ndërtimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Amelia: 23/09/2021 13:53

    Nuk ka problem fare. Na i ka rritur aq shume Rama rrogat, sa mund ta blejme kollaj fare apartamentin, pas vdekjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?