Kronikë

Rriten rastet me COVID-19 në vend, 132 persona të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

5 Gusht 2021, 17:06| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 17:16

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar një rritje e numrit të të infektuarve. Nga  3601 testime të kryera në 24 orë janë konfirmuar 132 persona të infektuar të identifikuar në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz,  6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Fatmirësisht virusi nuk ka shënuar asnjë humbje jete, ndërsa në të gjithë vendin janë 642 pacientë aktivë me COVID19 .

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë. Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (05 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         132

Të shëruar në 24 orë       29

Të shtruar në spitale       26

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,601

Testime totale             918,347

Raste pozitive             133,442

Raste të shëruara         130,343

Raste Aktive                      642

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             242

Elbasan           61

Shkodër          88

Vlorë               59

Berat               38

Lezhë              34

Fier                  37

Kukës              21

Durrës             21

Korçë               13

Gjirokastër        7

Dibër                 1

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?