Foto ilustruese

Kronikë

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

10 Prill 2021, 07:26| Përditesimi: 10 Prill 2021, 07:28

  • Share

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale.

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta më të dukshme në skajet veri dhe juglindje. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?