Ekonomi

Rritet borxhi publik me 477 mln € krahasuar me 2020, Ministria e Financave: Arriti në 10.6 mld €

24 Tetor, 18:05| Përditesimi: 24 Tetor, 18:11

Borxhi publik këtë vit ka kapur shifra rekord. Në fund të shtatorit të këtij viti sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi publik arrit në 10.6 miliardë euro, duke u rritur me 477.7 milionë euro në krahasim me dhjetorin e vitit 2020.

Marrja e kredive nga institucionet ndërkombëtare si për pandeminë ashtu edhe për investime, tërheqja e huave për procesin e rindërtimin ka bërë që borxhi të vijoj të rritet edhe këtë vit.

Sipas raportit të financave si pasojë e rritjes së të ardhurave në 9 mujor, borxhi publik është 76.1% e PBB-së së vendit, ndërsa është parashikuar që deri në fund të këtij viti të arrij në rreth 80%.

Këtë vit qeveria ka njoftuar se do të marrë një tjetër borxh, në vlerën nga 500 deri në 700 milionë eurove. Ky eurobond sipas financave do të përdoret për të shlyer borxhet e kaluar dhe për të rritur mbështetjen buxhetore.

Nga viti 2019, kur ekonomia ishte në rritje të konsiderueshme deri në nëntor kur ndodhi tërmeti, borxhi është rritur me rreth 10%.

Ndërkohë 41.4% e borxhit publik është marrë në tregun e brendshëm ndërsa 34.7% është marrë në tregun e huaj.

Konkretisht Shqipëria ka marrë 2.6 miliardë euro nga institucionet ndërkombëtare, ka marrë 735 milionë euro nga shtete të ndryshme në formën e huave, ka tërhequr 1.4 miliardë euro dhe kredi private si dhe janë 1.1 miliardë euro eurobonde.

Niveli i borxhit konsiderohet shqetësues nga institucionet e huaja, të cilët kërkojnë marrje masash për të filluar ulja e tij.

BORXHI PUBLIK

Tremujori 3 në  2020          10,425 mld euro

Tremujori 3 në 2021           10,602 mld euro

Diferenca                              177,6 mln euro

 

BORXHI PUBLIK

Fundi i vitit 2020                  10,124 mld euro

Tremujori 3 në 2021             10,602 mld euro

Diferenca                               477,7 mln euro

J.SH.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zinzin: 25/10/2021 09:34

    pse nuk shpjegon ma shum detalje ,sa ishte kamta,cka ka garantu shteti,cka ka shit,pse jeni kaq analfabeta ma shum detaje kto informata jan t pakta

    Përgjigju
  • redi: 24/10/2021 21:08

    Kujdes me borxhin se tecon be falimentim.Mqte qe i sygjerojne qeverise te narr borxh kane strategji qe neser te kmandohbe dhe ekonomine dhe shtetin.Nuk ndertohet shtepua me miell hua.Sgtriji jembet sa ke joeganin dhe jo shpenzime koti ne infrastrukture qe sa te jete jeta nuk do i shlyejne oarate e veta.Me mire rikonstruksion themelor hekurydhes ekzistuese se sa tuneli llgarase

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?