Armando Broja

Sport

Rritet interesi për Armando Brojën, tre klube evropiane pas sulmuesit kuqezi

30 Maj 2024, 19:12| Përditesimi: 30 Maj 2024, 19:14

  • Share

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka interes nga shumë klube në Evropë, duke përfshirë skuadrën franceze Monaco. Sulmuesi shqiptar është në dispozicion për shitje këtë verë dhe është gati të hedhë hapin e radhës në karrierë, njofton BBC.

Këtë vit Broja (22 vjeç) pati një huazim të pasuksesshëm në Fulham, i cili pagoi një tarifë prej 5 milionë eurosh. Fulham nuk është i interesuarta bëjë të përhershëm huazimin pas një ecurie të shkëlqyer të sezonit për Rodrigo Muniz, por Milan dhe Wolves mund t'i bashkohen Monacos në garën për nënshkrimin e Brojës.

Kështu, tre klube në Evropë janë të gatshëm për të paguar një shumë të majme, me Blutë që kërkojnë 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë djaloshin e Kombëtares. Më herët edhe Dortmund kishte shprehur interes për Brojën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?