Ekonomi

Rritet me 17.89% ekonomia në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me 2020! Drejtorja e INSTAT: Ndikim negativ vetëm bujqësia 

30 Shtator 2021, 09:45| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 16:21

  • Share

Ekonomia e vendit ka vijuar të rimëkëmbet me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT raportojnë për një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë të ditura për mediat degët që kanë ndikuar në rritjen ekonomike për periudhën prill-qershor.

“PBB në tremujorin e dytë të vitit 2021 vlerësohet me rritje prej 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët industri, energji dhe uji me 4.13%, tregtia me 4.09%, ndërtimi me 3.42%, administrata publike arsimi dhe shëndetësia me 1.56%, aktivitete profesionale me 1.04%, pasuritë e paluajtshme 0.64%, arte argëtim e çlodhje me 0.59%, aktivitete financiare dhe të sigurimit 0.5%, informacioni me 0.38%. negativisht kontribuoi bujqësia me 0.19%, taksat neto mbi produktet ndikim pozitiv me 1.73%”, u shpreh Dhuli.

Ndërkohë degët kryesore të ekonomisë kanë qenë industria dhe energjia, ndërtimi dhe tregtia.

“Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e dytë të ekonomisë krahasuar me 2020, janë bujqësia, pyje dhe peshkim me rritje 0.61%, industria, uji dhe energjia me rritje 39.5%, ndërtimi 41.68%, tregtia, transport, akomodim dhe ushqim rritje me 31.8%, informacion dhe komunikacion rritje 13.34%, pasuritë e paluajtshme rritje prej 10. 09%. Taksat u rritën me 13.96%”, tha drejtorja e INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT në këtë tremujor ka pasur një gjallërim edhe të konsumit që ishte frenuar për shkak të pasigurisë së shkaktuar prej pandemisë.

“Konsumi final i popullatës që ka edhe ndikimin më të madh në ekonomi u rrit me 9.93%. konsumi i qeverisë u rrit me 10.96%. eksportet u rritën me 130.55%, importet u rritën me 53.64%”, pohoi Dhuli.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?