Rastet e infektimit prej koronavirus të ri (Covid-19) në Itali vazhdojnë të rriten.
Sipas ‘Corriere della Sera’, numri i pacientëve të infektuar ka shkuar në 51, 39 prej të vilëve në Lombardi dhe 12 në Veneto.
Masat kufizuese si ato të vendosura për 10 Komuna "në rrezik" në zonën e Lodi janë miratuar gjithashtu në Vo 'Euganeo dhe Teolo, në rajonin e Veneto.
Pacienti më serioz në Lombardi mbetet 38-vjeçari i cili u shtrua në spital në Codogno. Gjendja e tij aktualisht është e qëndrueshme dhe ai është transferuar në spitalin San Matteo në Pavia. Ende nuk ka siguri se kush është "pacienti zero".
Në Itali janë shënuar sot dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto, rezidente në Lombardi.
Lajmi kryesor: