Rritet numri i fëmijëve që lypin në Lezhë...çfarë i detyron të dalin në rrugë

8 Nëntor 2020, 09:21| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 09:29

  • Share

LEZHE - Braktisja e shkollës nga fëmijët po kthehet në një fenomen shqetësues në qytetin e Lezhës. Shifrat janë rënduar pas mbylljes së një qendre sociale që administrohej nga një bamirës italian i cili ka ndërruar jetë. Rreth 60 nga 200 fëmijë të këtij institucioni, nuk arsimohen më, ndërsa shumica e tyre që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian i janë drejtuar rrugës për të lypur. Përfaqësuesi i këtyre komuniteteve Rauf Selimi thotë se situata e vështire ekonomike i ka detyruar ato që të zgjedhin këtë rruge.

“Vdekja e Luçjanos na ka prek në shpirt, në zemër ne të gjithëve të komunitetit. Ai për ne ka qenë, si me thënë një Nënë-Terezë e dytë sepse ka ndihmuar të varfrit për çdo gjë. Gjithmonë ka punuar dhe nuk e ka mbështet asnjë prej institucionet tona. Edhe ai e kishte këtë merak. Kërkonte një fije mbështetje për ti ndihmuar sa më shumë të varfrit. Nuk shohin më një njeri si puna e Luçjanos ti ndihmoje. Kishin shumë respekt dhe dashuri, prandaj shkonin çdo ditë në shkollë pa merak. Ai shkonte në darkë tek të gjithë të varfrit për të parë çfarë kishin për të ngrënë dhe çfarë nuk kishin. Gjë të cilën institucionet tona fatkeqësisht nuk e bëjnë”, u shpreh përfaqësuesi i Komunitetit Rom dhe Egjyptian, Rauf Selimi.

Edhe institucionet vendore të Lezhës janë vënë në alarm për këtë situatë por ende nuk ka asnjë zgjidhje.

“Bëjmë gabim të jashtëzakonshëm nëse i joshim këto fëmijë. I joshim sot, i joshim të nesërmen. Për sa kohë sigurojnë për të pasur 5 leke në xhep ato zgjedhin me braktis shkollën dhe të zgjedhin këtë metodë si punë. Me kalimin e kohës janë bërë dhe të dhunshëm, tha prefekti i qarkut Lezhë, Gjokë Jaku.

Në qendrën “Shenjta Mari” në Lezhë, janë shkolluar falas shumë fëmijë, teksa ka tentativa që nëse mbështetet nga institucionet shtetërore të rihapet sërish nga një organizatë në janarin e vitit që vjen.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?