Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 113 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

12 Maj 2021, 15:10| Përditesimi: 12 Maj 2021, 15:16

  • Share

KOSOVË- Dyfishohet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 113 persona të infektuar me virusin dhe kanë humbur jetën 4.

Në raport me ditën e djeshme, vihet re një rritje e rasteve të reja të infektimeve, ndërkohë që numri i viktimave është i ngjashëm.

Numri i pacinetëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 316 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 106.651, ndërkohë që ai i viktimave është 2.217 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme. 

Procesi i vaksinimi në Kosovë ka nisur më 28 mars.

Gjatë paradites së sotme kanë mbërritur 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 13/05/2021 13:06

    Vetem rreshti i gjate dhe i gjere para 1 tetorit per vaksionim,mundeson zgjerimin e infektimeve.Orgenizuesi i ketij vaksionimi nuk e ka qelluar fare, menyren e orgaanizimit,Mosha e vjeter dhe forca fizike e mbi 65 vjecareve,nuk mundeson pritje e qendrim aq te gjate ne kembe.Qeveria duhet ndrysh oje doemos kete forme vaksionimi,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?