Numri i personave të infektuar me covid-19 ka pësuar rritje. Qarku i Korçës numëron 146 persona nga të gjitha grupmoshat të cilët janë aktualisht aktivë me koronavirus. Nga një vëzhgim i kryer në qytet rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve janë vaksinuar me të dyja dozat,ndërsa vaksinimi i fëmijëve ende nuk ka nisur. Sa i përket zbatimit të masave anti-covid duket se është harruar plotësisht. Mjekja epidemiologe, Merita Kroi në një intervistë për Report tv tha se "qytetarët nuk mbajnë maska dhe as nuk ruajnë distancën, pasi mendojnë që janë të vaksinuar dhe nuk mund t'i zërë përsëri Covid-19". Kjo është një logjike e gabuar, theksoi Kroi, pasi edhe të vaksinuarit po infektohen dhe këtë e tregon qartë rritja e shifrave.
INTERVISTA E PLOTË ME MJEKEN MERITA KROI
A vihet re një shtim i rasteve këtë muaj,dhe si e parashikoni dimrin?
Po t'iu referohemi shifrave shohim që kemi shtim të rasteve, por mund të them këtë pavarësisht shtimit të rasteve personat që kanë qenë të vaksinuar e kanë kaluar shumë lehtë dhe nëse janë hospitalizuar janë hospitalizuar personat që nuk e kanë kryer vaksinën që e kanë kaluar më rëndë dhe kanë kërkuar trajtim spitalor. Tani po vjen dhe sezoni i dimrit ne po vaksinojmë dhe me vaksinën e gripit sezonal por pavarësisht se njerëzit janë të vaksinuar nuk duhet të harrojnë dhe nuk duhet të heqin vëmendjen nga masat mbrojtëse që ne duhet të respektojmë, sepse njerëzit mendojnë që jemi të vaksinuar dhe nuk mund të na zërë përsëri, por pavarësisht se janë të vaksinuar masat mbrojtëse duhen respektuar.
A kemi shifra konkrete për numrin e personave të infektuar, grupmoshën dhe statusin shoqëror?
Po kemi mund të themi që janë përfshirë të gjithë grupmoshat sepse kemi 146 raste aktive deri në ditën e sotme janë përfshirë të gjithë grupmoshat.
A ka raste të rënda të cilat dërgohen në Tiranë?
Rastet që kanë qenë dhe të pa vaksinuar siç e thashë dhe më lart kanë shkuar në spital në Tiranë.
Si është situata në shkolla,zinxhiri i infektimit të fëmijëve?
Po kemi pasur dhe vatra nëpër shkolla për të cilat kemi marrë masa, tani kemi nëpër shkolla por janë raste sporadike që nuk janë në të njëjtën periudhë kohore nxënës të një shkolle s'mund të them që kam vatër nëpër shkolla. Masat nëpër shkolla janë marrë sepse ne dërgojmë dhe personelin shëndetësor që i monitoron përveç monitorimit që behët nga vetë shkollat.
Meqenëse jemi tek fëmijët sa është numri i të vaksinuarve për grupmoshën 16+?
Është një numër i papërfillshëm.
Po grupmosha 12+?
Dhe për grupmoshën 12+ dhe për atë 16+është një numër i papërfillshëm ndoshta jemi në atë periudhën që po i identifikojnë mjekët për t'iu referuar dhe sugjeruar për t'iu bërë vaksinën sepse duhet një bashkëpunim dhe me prindërit e fëmijës se janë fëmijë nën 18vjeç.
A ka marrë Ministria fushatë ndërgjegjësuese dhe ju si institucion varësie fushatë ndërgjegjësuese për të bindur prindërit për të vaksinuar fëmijët?
Si në të gjithë vendin dhe ne jemi përfshirë në fushatën e promocionit, punonjëset e promocionit në bashkëpunim me qendrat shëndetësore si në zonat rurale dhe në qytet po bëjnë promocion derë më derë dhe për të rritur numrin e vaksinimit për të gjithë moshat por veçanërisht për moshat që është edhe udhëzimi i fundit 12+ dhe 16+.
A mendoni se po zbatohen masat si ora policore,maskat,distancimi social?
Po të ishin zbatuar me përpikmëri dhe korrektësi nuk do kishim këto shifra të infektuarish dhe që janë vaksinuar sepse njerëzit mendojnë që ne vaksinohemi dhe nuk na zë më, por fakti është që vaksina të mbron dhe të bën ta kalosh më lehte por jo që nuk të lejon të infektohesh masat duhen zbatuar marr shkas nga kjo intervistë për t'iu thënë qytetarë: Zbatoni masat me rigorozitet!
Cila është grupmosha që ka shfaqur më tepër interes për tu vaksinuar?
Mosha mbi 60 vjeç.
Po për dozën e tretë çfarë mund të themi?
Dhe për dozën e tretë kjo moshë është e interesuar. Ne kemi bërë ato sipas udhëzimit dhe grupet në risk që kanë qenë, si ata që jetojnë në shtëpinë e pleqve, qendrën e zhvillimit, që janë më të rriskuar iu kemi bërë dhe dozën e tretë.