Ekonomi

Për herë të gjashtë në pak muaj, rritet përsëri çmimi i naftës në vend, po shitet 187 lekë litri! Nuk ndryshon ai i gazit

30 Tetor 2021, 08:23| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 11:56

  • Share

Çmimi i karburantit është rritur përsëri. Këtë shtunë një litër naftë po shitet në pikat e karburantit me 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10 lekë krahasuar me fillimin e muajit.

Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, në vlerën e 187 lekëve, ndërsa gazi ka mbetur në 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ku në fillim të tetorit ishte 177 lekë. Ndërsa në raport me vitin e kaluar nafta është shtrenjtuar me rreth 30 lekë, pasi vjet është shitur mesatarisht nga 155-160 lekë.

Sipas ekspertëve çmimi nuk mund të krahasohet me vjet, pasi ishte vit pandemie dhe konsumi ishte i ulët, ndërsa këtë vit kërkesa është shumë e lartë ndërsa oferta është e ulët.

Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar, por nuk lenë pa përmendur edhe taksat që aplikohen mbi këto produkte.

Një shtrenjtim i tillë vjen një ditë pasi në rrjetet sociale u njoftua një protestë kundër shtrenjtimit të karburantit, por që dështoi pasi asnjë makinë nuk ndaloi në rrugën në orën e përcaktuar.

Shtrenjtimi i naftës dhe i produkteve ushqimore janë bërë shkak për rritjen e inflacionit, që në shtator arriti në 2.5%.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lleshi: 30/10/2021 22:57

    SHTETI O NE ZHUUUM OR TIIII.... Rofte taksa RAMA... Keshtu eshte kur ke te besh me popull dele.... Keto jane turpe sepse cmimet jane nga me te lartat ne rajon dhe cilesia eshte ZERO...

    Përgjigju
  • redi: 30/10/2021 12:35

    Privatizimi i Armos eshte shkaku jrywsir i mungeses se karburantit dhe importin e tij si dhe grabitja qe i behet shqiptareve ne sektorin e hidrokarbureve.Cikli i mbyllur nga Albpetrol dhe Armo ishte sukses i eknomise sone.Cfar u be me krimin ekonomik ne nafte nuk u penalizua por te pakten qeveria sot duhet te veje dore ne rritjen e pridhimit te saj nga modernizimi si dhe ngritja e nje Rafinerie nga pi Albpeteol dhe do shikoni qe punesimi do rritet dhe buxheti do marre me shume oara dhe cmimi do ulet.Shpresojme !

    Përgjigju
  • popull i Shkerdhyer kaq meriton: 30/10/2021 11:51

    jemi kthyer si indianet na japin pasqyra e na marrin Naften me 2lek,per vete e blejmë me 2mij lekë...

    Përgjigju
  • Latif: 30/10/2021 09:22

    Keni 30 vjet qe nuk vini dore ne industrine e naftes, jep me qera e jep me koncesion, jep Tacit e jep Besos, jepja kanadezit e kinezit. Kriminela asgje me shume.

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 30/10/2021 08:42

    Hiqni akcizen e gazit sepse ndihmoni popullin e varfer,impakti ne buxhet i paperfillshem

    Përgjigju
    • Eris: 30/10/2021 15:34

      Qeveri hajdute.vodhe gjithe Shqiptaret duke u vjedhur 1000leke te vjetra taksa ne 1 liter nafte.Jane Shqiptare ata qe paguajne o hajduta.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?