Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit' (VIDEO)

9 Maj 2020, 16:23| Përditesimi: 9 Maj 2020, 17:01

  • Share

Rritet përsëri stoku i rimbursimit të TVSH-së. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve stoku i rimbursimit arriti në 12.5 miliardë lekë në fund të muajit mars, nga 11.3 miliardë që ishte në fund të dhjetorit 2019. Në prezantimin e paketës fiskale për vitin 2020 në komisionet parlamentare u tha nga Ministria e Financave se do të rimbursohen 21 miliardë lekë, ndërkohë në 3 muajit e parë të vitit janë dhënë vetëm 3,08 miliard lekë.

Nga kjo vlerë e rimbursuar 1.28 miliardë lekë kanë shkuar për 2 biznese të mëdha, ku pjesa më e madhe i takon projektit TAP dhe kaskadës së Devollit, ndërkohë që 1.80 miliardë lekë ka shkuar për 204 kërkesa për rimbursim.

Sa i takon kërkesave për rimbursim nga biznesi i vogël, ato janë shlyer pa asnjë ditë vonesë. Kërkesat e miratuara për dy tatimpaguesit më të mëdhenj të cilat trajtohen me këste përbëjnë 95.1 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të parë të 2020.

Stoku i pagesave të rimbursimit pritet të zerohet në qershor të vitit 2021, ndërkohë që për tatimpaguesit e mëdhenj që kanë edhe pjesën më të madhe të rimbursimit për të marrë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do ta shpërndajë me këste deri në likuidimin total të detyrimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?