Foto ilustruese

Ekonomi

Ushqimet u shtrenjtuan me 4.7% në shtator, INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6%

21 Tetor 2021, 17:10| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 17:15

  • Share

Rritja e çmimeve në muajin shtator sipas matjeve të Eurostat ishte më e lartë sesa ajo që u raportua nga INSTAT pak ditë më parë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, bazuar në metodologjinë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi thuhet se inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%.

Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike që u shtrenjtuan me 4.7%, ndjekur nga grupi i komunikimit me rritje 2.9%, më pas është sektori i transportit me 2.4% si pasojë dhe e shtrenjtimit të karburantit.

“Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2021 është 2,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,9 %, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4 % secili, “Argëtim dhe kulturë” me 1,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,2 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 % secili, “Shëndeti” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Edhe pse ka pasur shtrenjtim sipas raportit nuk ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në vendet e BE ishte 3,6%.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?