Rritja e çmimeve të karburantit rëndon buxhetet familjare, shoferët: Makinat i mbyllëm në garazh

30 Maj 2022, 19:33| Përditesimi: 30 Maj 2022, 19:43

  • Share

Çmimet e karburanteve kanë rënduar xhepat e shoferëve. Për mikrofonin e Report Tv, ata thonë se 1 mijë lekë naftë, nuk ju dalin as për të mbyllur një ditë, dhe në këtë situatë zgjedhin që të lëvizin me biçikletë apo në mënyra të tjera alternative.

Sot, ky drejtues është detyruar të marrë makinën, por nuk ndodh përherë kështu. Që nga koha kur çmimet e karburanteve nisën rritjen, alternativë ka gjetur biçikletën.

“Ne nuk lëvizim shumë, por ka ndikuar shumë. Nuk lëvizim shumë. Me këmbë, biçikletë, motor. Edhe motori shtrenjtë. 2-3 fish më shtrenjtë. Maqedoni e ka më lirë se ne, Kosova. Transparencën gjykojeni vetë”, tregoi një tjetër. 

Si ai ka edhe të tjerë, por në pamundësi për të lëvizur me mënyra të tjera, detyrohen të marrin automjetin, pavarësisht se rritja e çmimit të karburanteve u ka rënduar buxhetin familjar.

“50% gjysmë përgjysmë. Nuk ka transparencë”, tha një tjetër.

“Na mbyti fare, plus taksat. Tani me 10 mijë lek nuk lëviz makina. Më para me 10 mijë lekë kalonim ditën të paktën . Transparencë nuk ka. Çdo ditë edhe më shumë po rritet. Blozë. Po vdesin të gjithë. Në ditë unë i hedh 20 mijë lekë që të lëviz. Të nesërmen do prapë. Brenda ditës 20 mijë lekë”, tregoi një tjetër.

1 mijë lekë karburant, ata thonë se nuk u del as për të lëvizur një ditë, teksa akuzojnë autoritetet për mungesë transparence.

“Normalisht janë të larta. Me makinën time 1 mijë lekë dita shkon Brenda ditës por pa shumë lëvizje. Ka ndikuar goxha. Kemi shtrënguar rripat. Nuk ka transparencë. Gjithandej është rritur nafta”, tha një përdorues makine”, u shpreh një tjetër.

“Maqedoni e ka më lirë se ne, Kosova. Transparencën gjykojeni vetë”, tregoi një tjetër.

“Shumë shtrenjtë të gjitha gjërat. Tani 10 mijë lek dhe nuk i del makinës. E kemi të detyrueshme”, përfundoi një tjetër.

Bordi i transparencës, me datë 27 maj rriti me nga 10 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës, duke u shitur përkatësisht me 239 lekë dhe 237 lekë për litër, ndërsa gazi mbeti i pandryshuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 31/05/2022 02:21

    Edi rama ta NGREJE cmimin e naftes ne 5000 leke litri....te shikojme do dali njeri me makine pastaj,,,,,apo do marrin bicikletat.....

    Përgjigju
    • XXX: 31/05/2022 11:32

      Ashtu të bëhet, se ngelen kokpalaret ter diten xhiro maj makinave.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?