Ekonomi

Rritja e çmimeve ul besimin e konsumatorëve në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Qytetarët skeptikë për të ardhmen dhe shpenzimet

8 Nëntor 2021, 21:01| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 21:27

  • Share

Kriza e çmimeve ka përkeqësuar besimin e qytetarëve në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se përkeqësimi më i madh është regjistruar tek konsumatorët dhe tregtia. Si pasojë e çmimeve të larta dhe pritjeve për një rritje të mëtejshme të tyre besimi i konsumatorëve është ulur me 7.4% në tetor, duke e ulur edhe poshtë mesatares vlerëson banka e Shqipërisë.

“Treguesi i përgjithshëm pasqyroi përkeqësimin e të gjithë komponentëve përbërës të tij. Vlerësimet e konsumatorëve për treguesit e çmimeve aktuale dhe pritjet janë rritur ndjeshëm krahasuar me ato të muajit shtator”, thuhet në raportin e bankës.

Konsumatorët kanë ulur pritshmëritë e tyre për situatën ekonomike,  janë bërë më skeptik për blerjet e mëdha dhe shpenzimet familjare. Shkaku kryesor për këtë përkeqësim të besimit janë çmimet në rritje të ushqimeve, hidrokarbureve ndjekur edhe nga paralajmërimi i krizës globale të energjisë elektrike.

Ndërkohë në muajin tetor sipas INSTAT u ngadalësuar rritja e çmimeve pasi inflacioni regjistroi 2.4% nga 2.5% që ishte në muajin tetor. Sipas raportit ndikimin më të madh në këtë nivel inflacioni e dhanë produktet e konsumit me një rritje prej 3.9%. Ndërkohë në grupin e ushqimeve shtrenjtimin më të madh e kanë pasur vajrat dhe yndyrat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?