Politikë

Rritja e çmimit të energjisë, Tabaku: 7 propozimet tona do ndihmojnë qytetarët! PS në fillim i sulmon, pastaj na i 'vjedh'

4 Tetor 2021, 16:39| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 16:45

  • Share

Për Report Tv, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shpjegoi se 7 propozimet e një dite më parë të selisë blu, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndihmojnë qytetarët të kenë më shumë para në xhepat e tyre.

"PD do të vijojë ta bëjë punë e saj brenda dhe jashtë parlamentit. Propozimet janë bërë të njëjta me ato që ne do të bënim nëse do të ishim në qeveri. Duke u bazuar në dy elementë, në atë të shpenzimeve të konsumatorëve sepse do jetë një krizë që do prekë buxhetin e konsumatorëve, dhe së dyti me anën e shpenzimeve një ristrukturim buxhetorë, mbështetja e disa sektorëve të ekonomisë që duhen mbështetur, ulja e shpenzimeve të panevojshme dhe fokuse edhe te OSHEE", tha Tabaku.

Tabaku është e bindur që plani i PD do të shihet si mjet shpëtimi edhe nga socialistët.

"Qeveria ku ne propozojmë diçka, fillimisht i sulmojnë dhe më pas i adaptojnë vetë si të vetat. Ndodhi me pandeminë dhe ndodh dhe me të tjerat, por asnjë xhelozi sa kohë këto ndihmojnë individët dhe bizneset", theksoi ajo.

Për tu shpjeguar qytetarëve  propozimet e tyre për uljen e tvsh për produktet e shportës deputetët e PD kanë nisur edhe takimet në bazë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?