Rritje pagash, pensionesh, rishikim taksash, aplikimin e ‘paqes fiskale’ e një sërë projektesh infrastrukturore, turistike e bujqësore, parashikohen në programin qeverisës të Partisë Socialiste në këtë mandat të 4-të.
Për të bërë një analizë të përgjithshëm të programit që pritet të vihet në zbatim nga qeveria Rama përgjatë këtij 4-vjeçari, e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me drejtues Andi Kapxhiun, ishte Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie.
“Për shkak të rritjes së inflacionit, ne kemi një fuqi blerëse më të ulët. Kemi pasur dy periudha me inflacionet të larta, automatikisht një lloj zhvlerësimi të pagës, dhe kjo bën që fuqia blerëse të jetë më e vogël. Ndodh ajo që terminologjinë e pensioneve, vetë vlera e pensionit ka këtë thënie, kur del në pension, qëllimi është që të kesh të njëjtën fuqi blerëse gjithë jetën që të blesh të njëjtën sasi malli që ke blerë më parë”, tha ajo.
Një shqetësim që ngriti ekspertja e ekonomisë ishte dhe moskontrolli nga ana e shtetit të vlerave të tregut, referuar kryesisht dhe çmimeve ë banesave apo apartamenteve në vend, të cilët një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk kanë mundësi për t’i blerë.
“Është shumë shqetësuese kur nuk ka kontroll. Shteti vendos çmimin, por duhet të luajë rolin e kontrollit për të mbrojtur konsumatorin dhe për të ulur abuzimet. Rritja shoqërohet dhe me rritjen e të ardhurave. Kursi i këmbimit në Shqipëri ka ulur interesin e borxhit ekonomik. Tek pjesa e monedhës ka zhvlerësuar të ardhurat që sjellin emigrantët.
Pronat në 3 vitet e fundit të analizën time, kompanitë e ndërtimit, nuk punojmë më për qytetarin e as për shtresën e mesme. Në krahasim me tregun europian kemi disi çmime më të ulëta, por sigurisht që ka abuzime. Blerja e apartamenteve nga të huajt, është nga ata që e përballojnë dhe ekonomikisht.”
Gjithashtu referuar rritjes së premtuar të pensionit minimal në 200 euro dhe mesatar në 400 euro, Teuta Kortoçi u shpreh se sipas saj, pensionet maksimalisht do të indeksohen me 3%.
“Prezumohet që për pensionet mund të rriten me 3% sepse dhe vetë produktet ushqimore nuk kanë pasur shumë të larta çmimesh.”
Ndërkohë programi i qeverisë parashikon rritjen e pagës minimale nga 400% në 500 euro dhe për 18 muajt e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë. Do të jetë shteti që do të paguajë kontributet për diferencën mes 400 dhe 500 euro, në mënyrë që të mos rëndohet as punëdhënësi as punëmarrësi.
Kurse paga mesatare nga rreth 840 euro aktualisht, në dokument parashikohet të arrijë në 1000 euro në vitin 2030, si dhe të vijohet me një tjetër reformë pagash në administratën publike.
Komente

turizmi dhe sherbimet mbeshtetese i japin nje rritje forte ekonomise , nese Shqipëria arrin ne 2026 te “thith” 20 mil turist atehere do jete diku 8-9 miliard € ardhura vetem nga turizimi plus pastaj sherbime mbeshtetese etj , kjo industri eshte fat per ti rrit pensionistet por edhe shtresa te tjera ne shoqeri ! Edhe student apo shtresa mesme dhe e mesme e ulët sipas politikave do te perfitojne direkt ose indirekt
Përgjigju