Rritja e temperaturave, dyndje vizitorësh në Shëngjin! Bregdeti popullohet edhe nga shqiptarët e Kosovës

18 Shkurt, 16:27| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:34

  • Share

Ngrohja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë më shumë vizitorë në bregdetin e Shëngjinit. Të parët që preferojnë Shëngjinin janë qytetarët e Kosovës, të cilët për Report Tv thonë se përveç diellit gjatë ditës, aty gjejnë edhe shërbime.

Këto janë pamjet që të ofron Shëngjini këtë fundjave. Moti me diell dhe temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit ka sjell shtim të numrit të vizitorëve në bregdet. 

Shëtitorja e plazhit dhe vija bregdetare janë të populluara me qytetar, ku dominojnë shqiptaret e Kosovës të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj Shëngjinit.

Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitoret thonë se kanë ardhur për të kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, , pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmëritë e tyre.

Fluksit të vizitoreve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit kryesisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?