Rruga e amortizuar në Bilaj të Fushë-Krujës, ankohen banorët: Boll kemi ngrënë pluhur

6 Mars 2021, 21:28| Përditesimi: 6 Mars 2021, 21:48

  • Share

Rruga e fshatit Bilaj në Fushë-Krujë është e amortizuar. Banorët thonë se disa herë kanë marrë premtime por asnjëherë nuk është asfaltuar.

Së fundmi është hedhur një shtrese cakull, por kur bie shi gropat hapen sërish.

Kjo rrugë u shërben rreth 1000 banorëve të fshatit Bilaj të cilët përballen me probleme të shumta, pasi në zonë nuk është kryer asnjë investim.

“Faleminderit për nivelin e parë por kemi kërkesë që të mbushet me çakull të imët dhe para zgjedhjeve ti kalojë zift se boll kemi ngrënë pluhur.

Të gjithë fshatrat e kësaj komune janë të asfaltuara, kjo zonë që ka pleq dhe fëmijë ne hamë pluhur”.

“Ne e kemi konsiderojmë se këta janë tallur me ne. Ato gropa që janë u fusin çakull dhe shiu i parë që bie bëhet prapë me gropa”, thonë banorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?