Foto nga punimet në Rrugën e Arbërit

Rruga e Arbërit/ Braçe publikon fotot: Ndërtimi i saj vlen 33.6 miliardë lekë, po bëhet një punë e madhe

25 Prill 2020, 19:34| Përditesimi: 25 Prill 2020, 19:42

  • Share

Zv.kryeministri Erion Braçe ka inspektuar rrugën e Arbërit dhe thotë se po bëhet një punë e madhe nga inxhinierë, ndërtues shqiptare por dhe vetë kompania që është po ashtu shqiptare.

Braçe thotë se u shty më shumë që të inspektojë rrugën prej akuzave të qytetarëve që thoshin se sa kohë të paguhet për Rrugën e Arbërit, biznesi i vogël nuk do të ketë lekë.

Ai thekson se rruga vlen 33.6 miliardë lekë duke përfshirë tunelet, urat, rrugët lidhëse dhe interesat e kredive.

Statusi i plotë i Braçes:

Kjo është rruga e Arbrit, rruga e Dibrës. Fare rastësisht dje, duke u kthyer nga Divjaka, dëgjova një gomar të thoshte: Sa kohë do paguajnë rrugën e Arbrit me dyfish të çmimit…nuk do ketë lekë për biznesin e vogël! Nuk di përse gjithmonë, rastësisht më qëllon të dëgjoj të njëjtin gomar, fiks atë që kurrë nuk bëri një punë pa vjedhur e që gjithnjë llogaria me numra i del më pak për të fshehur vjedhjen e tij;Por më mirë kështu sepse me shtyu të shoh rrugën e Arbrit, rrugën e Dibrës.

Ja ku e keni, shiheni; Kjo në nisje është ura e fshatit Fshat,174 metër e gjatë në 157 metër lartësi, po montohet tani në këto kushte, kaq të vështira dhe po e ndërton një kompani tërësisht shqiptare. Ajo në vijim, thuajse e përfunduar është ura e Vashës, 314 meter e gjatë në 154 metër lartësi!

Të dyja urat bashkojmë tunele, madje tunelet janë bërë të parët për të krijuar mundesinë e hapjes së kantiereve të urave.Duhet ta shohësh me sytë e tu! Tani tu them dhe numrat, e gjithë Rruga e Arbrit kushton33.6 miliardë leke! Pra ndërtimi i rrugës përfshirë 10 km tunele, 1.4 km ura të mëdha bashkë me dy rreëygë lidhëse, mirëmbajtje e operim për rrugën e tunelit për 10 vite, interesat e kredive etj, kushton 33.6 miliardë lekë! Doni ti bëjmë krahasimet tani?

Rruga e Arbërit/ Braçe publikon fotot: Ndërtimi i saj vlen 33.6 miliardë lekë, po bëhet një punë e madhe
25/5
Komento

Komente

  • ymeri: 25/04/2020 23:16

    BRAVO rruget duhen dhe te jene sa me te gjera e me shume pushime….

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/04/2020 21:40

    Ja Pra shteti qe nuk eshte shtet. Shteti qe eshte shtet serioz jep ultimatum me kronometer të largohen fshataret dhe jo vetem nje zë I vetem I nje individi qoftë ky edhe zevendesminister. Dmth menyra eshte e gabuar. Menyra e drejtë eshte ashtu siç bejne shtetet serioze nepermjet informacionit qe deri në dt kaq e aq të keni ikur. Të nesermen e dates vete buldoza dhe derrmon ... fshatare qe I ka kthyer për 30 vjet qytetet e rruget në haure bajga fshati!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?